Lëngu i limonit në vend të ilaçeve.

 

leng-le

 

Pini lëng limoni në vend të ilaçeve nëse keni një nga këto 8 probleme

 

 

Lëngu i limonit është i pasur me vlera ushqyese, sidomos flavonoide, të cilat kanë veti antioksiduese shumë të mira. Studime të ndryshme kanë vërtetuar se lëngu i limonit është i mirë për diabetin, tensionin e lartë të gjakut, temperaturën, kapsllëkun, tretjen dhe shumë probleme të tjera me shëndetin. Ai është e mirë edhe për lëkurën dhe dhëmbët.

Sipas Shoqatës Amerikane të Urologjisë, limonada ose lëngu i limonit ndihmon në heqjen e gurëve në veshka.

oil4

Këto 8 probleme me shëndetin mund të trajtohen më mirë me lëng limoni sesa ilaçe.

Rënia në peshë – Sipas studimeve të fundit, sasia e lartë e pektinës tek lëngu i limonit ndihmon në rënien në peshë. Fibra gjithashtu është shumë e mirë për rënien në peshë.

Probleme me lëkurën – Antioksiduesit tek lëngu i limonit ndihmojnë për heqjen e akneve, puçrrave dhe rrudhave të moshës në fytyrë. Ata pastrojnë gjithashtu gjakun dhe rigjenerojnë lëkurën.

Largon toksina nga trupi – Lëngu i limonit është gjithashtu një agjent i mirë detoksifikues, i cili ndihmon për largimin e substancave toksike në trup.

Ndihmon në pastrimin e zorrëve – Limonët janë të pasur me fibër pektin, i cili stimulon lëvizjen e rregullt të zorrëve duke i mbajtur të pastër.

Balancon nivelin e pH-ës – Një gotë ujë të ngrohtë me limon në mëngjes rikthen balancën e nivelit të pH-ës në trup.

Ndihmon me tretjen – Lëngu i limonit përmirëson tretjen duke stimuluar prodhimin e një lëngu që quhet “bile” i cili nxirret nga mëlçia dhe ruhet në fshikëzën e tëmthit.

Parandalon rritjen e baktereve

Inflamacion dhe dhimbje – Lëngu i limonit është i mirë gjithashtu për lehtësimin e dhimbjeve, sidomos në gjunjë. Të moshuarit duhet patjetër që ta konsumojnë këtë lëng që mos të kenë probleme me kockat.

 

Advertisements

Aronia është Fruti antioksidant Nr 1 në botë…

s463809561771205467_p25_i4_w600Çdo ditë e më shumë po ndërgjegjësohemi për rolin e të ashtuquajturve “super ushqime” që zbulohen rregullisht, por që është t’i gjesh në treg. I tillë është rasti i Aronias, një hyrje e re në listën e ushqimeve që bëjnë mrekullira për organizmin tonë. Aronia është një frut ngjyrë vjollcë, i vogël, por shumë i fuqishëm.

Kjo kokërr e vogël ka një shije të veçantë që të rrudh qiellzën dhe që të kujton thartësinë e rrushit të verës. Në ndryshim me frutat e tjerë, kokrrat e Aronias mund të blihen dhe të hahen të gjalla, por edhe në formën e lëngut dhe të ekstraktit. Ato mund t’i përdorni si në rastin e boronicës, si lëng, me krepa, me tërshërë, në formën e salcës, me kos ose të gjalla.

aronia_berryKokrrat e freskëta të Aronias përdoren për në pregatitjen e lëngjeve të ndryshmeve, shurupit, reçelit dhe verës. Kokrrat e thata të Aronias gjenden në shumë dyqane organike dhe mund t’i kombinoni me ëmbëlsira, musli apo biskota. Në shumë vende të ndryshme të botës, kokrrat e thata të Aronias përdoren për pregatitjen e çajrave bimorë të pasur me antioksidantë.

 

Vetitë e Aronia.

  • BURIM ANTIOKSIDANTËSH. Kokrrat e Aronias kanë burimin më të lartë të antioksidantëve të pranishëm në një frut. Antioksidantët mbrojnë qelizat nga dëmet e radikaleve të lira. Duke qenë se Aronia është e pasur me antioksidantë kjo kokërr ka një aftësi marramendëse (më të madhen mes frutave) për përthithjen e oksigjenit dhe për të neutralizuar radikalet e lira.
  • PËRMIRËSON QARKULLIMIN E GJAKUT DHE FORCON ENËT E GJAKUT. Kokrrat e Aronias përmirësojnë qarkullimin e gjakut, duke i bërë enët e gjakut më të forta dhe duke zvogëluar rreziqet që vijnë nga sëmundjet e zemrës. Radikalet e lira janë shkaktari kryesor i shumë sëmundjeve në organizëm, dhe kokrrat e Aronias parandalojnë formimin e këtyre radikaleve, rrjedhimisht duke shmangur sëmundje si diabeti apo simptoma të tjera kardiovaskulare. Kokrrat e pjekura të Aronias përmbajnë një sasi të lartë fenolës që disinfektojnë gjakun, ndihmojnë në përshpejtimin e shërimit të plagëve, largojnë toksinat, ulin inflamacionit dhe i bëjnë enët e gjakut më elastike.
  • imagesBALANCOJNË NIVELET E TENSIONIT TË GJAKUT. Kokrrat e Aronias mbajnë tensionin e gjakut në nivele normale. Këto kokrra me pigment të errët, parandalojnë spazmat tek enët e gjakut dhe mbajnë tensionin e gjakut larg zonës së rrezikut. Lëngu ose çaji i Anorias rekomandohet për njerëzit që kanë problem me tensionin e gjakut dhe qarkullimin e tij.
  • PARANDALON DHE NDIHMON ME TRAJTIMIN E DIABETIT. Kokrrat e Aronias janë studiuar në lidhje me rolin e tyre në parandalimin e sëmundjes së diabetit. Një prej studimeve arriti në konkluzionin që konsumimi i këtij fruti nuk rrit nivelin e sheqerit në gjak, madje e ul atë. Aronia është plot përfitime për njerëzit që duan të parandalojnë diabetin dhe duan ta mbajnë atë nën kontroll.
  •  NDIKON NË SISTEMIN TRETËS. Kokrrat e Aronias ndihmojnë stomakun të përballet me ulçerën gastrike dhe diarenë. Studiuesit tregojnë që Aronia është një kurë natyrale për problemet me stomakun tek njerëzit. Kokrra e thatë e Aronias përbën një kurë fantastike jo vetëm për problemet me stomakun, por edhe ato të veshkave.
  • LUAN ROL KUNDËR INFLAMACIONIT DHE VIRUSEVE. Nëse ju konsumoni kokrrat e Aronias në mënyrë të rregullt, atëherë duhet të jeni të bindur që do të mbani larg të ftohtin dhe gripin. Përbërësit e saj luftojnë bakteret dhe viruset dhe forcojnë sistemin imunitar.
  •  MBRON SYTË. Kokrrat e Aronias luajnë një rol mbrojtës për sytë. Ato përmbajnë sasi të mëdha karoteni që mbron qelizat nga dëmet dhe sytë nga katarakti. Ato janë gijthashtu të pasura me flavonoidë si luteina dhe zeaksanthina.aronia_800-600x347
  •  MBRON SHËNDETIN E TRAKTIT URINAR. Nëse konsumoni Aronia, atëherë trakti urinar do të jetë i shëndetshëm. Infeksionet urinare janë të zakonta mes njerëzve si rrjedhojë e bakterit Escherichia coli. Simptomat e këtyre infeksioneve përfshijnë: nevojën immediate për të urinuar, ndjesinë e urinimit, dhe urinën e turbullt. Boronica e kuqe është e mirë për të luftuar këto infeksione, por edhe kokrrat e Aronias janë pesë deri në 10 herë më efektive për shkak të dozës së lartë të acidit kuinik që parandalon këto baktere
  • MBAN PESHËN NËN KONTROLL. Së fundmi, por jo nga rëndësia, këto kokrra ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të peshës. Aroniat parandalojnë akumulimin e shëndetit të tepërt në pjesën e barkut. Për më tepër, Aroniat ndihmojnë në përmirësimin e niveleve të kolesterolit dhe lipideve. Ato e shtyjnë trupin të prodhojë më shumë kolesterol të mirë.

Perimja e purpurt me vlerat e saj fantastike për organizmin…

20160311145355762786Është një nga perimet më interesante. Ngjyra e purpurt e ndezur të bën të mendosh se po flasim për një frut pasioni. Por, pasi të keni lexuar për të gjithë të mirat dhe vlerat e tij, me siguri që do t’ju lindë dhe pasioni dhe për këtë super perim.

Panxhari i kuq është një nga perimet më të mira të botës dhe kultivohet gjerësisht në tokat më pjellore të cdo vendi. Vërtet është i vogël, por bën një punë shumë të madhe në trajtimin e anemisë, tretjes, konstipacionit, problemeve me veshkat, lëkurën dhe sëmundjet e zemrës. Por prisni, nuk kemi mbaruar. Panxhari gjithashtu ju ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, parandalon formimin e perdeve të syrit dhe problemet e frymëmarrjes. Të gjitha këto i adresohen përbërjes së pasur të panxharit me vitamina dhe minerale.

 Vlerat e panxharit.

1 (1)Panxhari i kuq ka shumë vlera shëndetësore, duke qenë se është i pasur me vitamina, minerale dhe përbërës organikë si karotenoidi, vitamina C, magnezi, hekuri, bakri dhe fosfori, duke qenë në të njëtën kohë dhe një burim i shkëlqyer me flavanoide. Ata kanë shumë pak kalori, nuk përmbajnë kolesterol, por kanë dhe përmbajtjen më të lartë të sheqerit nga të gjitha perimet.

I mirë për zemrën. Fibrat që ndodhen tek panxhari i kuq ndihmojnë për të ulur nivelin e triglicerideve dhe kolesterolit, duke ngritur nivelin e kolesterolit të mirë. Trigliceridet në nivel të lartë rrisin shumë mundësinë për të pasur një atak kardiak, ndërkohë që konsumi i panxharit e ul këtë nivel, falë përbërësve të tij.

Redukton defektet në lindje. Panxhari është një produkt i shkëlqyer për gratë shtatëzëna, duke qenë se është një burim i mirë për vitaminë B folat, që ndihmon në zhvillimin e shtyllës kurrizore tek bebet. Mungesa e folatit sjell një sërë defektesh tek të porsalindurit.

imagesParandalon zhvillimin e qelizave të dëmshme. Studimet kanë treguar se panxhari është i mirë në parandalimin e qelizave të dëmshme të lëkurës, mushkërive dhe sistemit tretës, duke qenë se përmban pigmentin betacianinë, i cili pengon zhvillimin e tyre.

Parandalon perdet e syve. Prezenca e beta-karotenit, që është një formë e vitaminës A, ndihmon në parandalimin e kataraktit, ose perdes së syrit, dhe problemeve të tjera të dobësimit të shikimit, që vijnë si pasojë e moshës. Vitamina A konsiderohet një antioksidant shumë i fuqishëm që përfshihet në shumë aktivitete të rëndësishme të trupit të njeriut.

Afrodiziak. Vërtet thamë që ngjan me një frut pasioni, por e vërteta është që panxhari mund të jetë një afrodiziak i vërtetë. Panxhari rrit dëshirën dhe fertilitetin duke bërë që të jeni të shëndetshëm dhe me shumë energji.

7387d028e574486186e5702ed5834b1dKujdes! Panxhari përmban një element të njohur si oksalat. Konsumimi me tepricë i panxharit kristalizon lëngjet e trupit. Njerëzit që kanë probleme me veshkat ose me fshikëzën e urinës, nuk duhet të konsumojnë panxhar, sepse mund të përkeqësojnë gjendjen e gurëve në veshka.

Përdorimi në lashtësi. Në lashtësi panxhari përdorej për të kuruar temperaturën dhe konstipacionin. Në Mesjetë, ai përdorej për të shëruar problemet e tretjes, ndërkohë që gjethet e panxharit përdoreshin për të shëruar plagët.

Shijojeni!!!

Vlerat e Fuqishme të Çajit të Malit…

201702241650278831057Çaji i malit përftohet nga gjethet e bimës së varietetit Sideritis Raeseri. Ky çaj bimor i maleve është konsumuar prej shekujsh falë vlerave të tij shëndetësore. Çaji i malit i varietetit bimor Sideritis Raeseri është natyralisht pa kafeinë. Ai bëhet nga gjethet, lulet dhe kërcenjtë e thatë të bimës Sideritis që lulëzon në shpatet dhe malet e vendit tonë. Edhe pse në vendet e Mesdheut ky çaj akoma bëhet nga bima e njomë, shumica e njerëzve e përdorin në variantin e thatë. Çaji ndihmon me shëndetin e aparatit tretës dhe përmban antioksidantë natyralë.

Plot me flavonoidë dhe antioksidantë.

Në vitin 2011, revista “Journal of Ethnopharmacology” publikoi një studim mbi përmbajtjen e flavonoidëve në bimët (plot 150) që bëjnë pjesë në varietetin Sideritis. Studiuesit zbuluan se bimët e familjes Sideritis përmbanin substanca të rëndësishme që luftonin mikrobet, inflamacionin si dhe antioksidantë, siç janë flavonoidët. Të gjitha këto bimë përmbanin vajra esencialë.

Ul tensionin e gjakut.

13Një publikim i vitit 2012 në “Journal of Physiology and Pharmacology” zbuloi se ekstraktet që vinin nga familja e bimëve Sideritis ulnin nivelet e tensionit të gjakut dhe qetësonin enët e gjakut. Studimi i kryer mbi kafshët nxorri në pah se doza domethënëse të ekstrakteve në fjalë ndihmonin në zgjerimin e enëve të gjakut, uljen e tensionit të gjakut dhe uljen e presionit ndaj zemrës. Studimet gjithashtu konfirmuan rolin pozitiv të këtyre bimëve për shëndetin e zemrës. Megjithatë, vëzhgime të mëtejshme janë të nevojshme përpara se çaji i malit të merret në konsideratë për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Mbron sistemin tretës.

Në vitin 2012, “Planta Medica” publikoi rezultatet e një studimi të kryer tek kafshët mbi efektet e çajit të bimëve të Sideritis në shëndetin e sistemit tretës dhe kundër çrregullimeve të tij. Studiuesit zbuluan se pirja e çajit të malit nga bima e Sideritis ulte inflamacionin në sistemin tretës, falë pranisë së fenolëve dhe antioksidantëve që gjenden natyralisht në këto bimë. Studiuesit zbuluan gjithashtu se inflamacioni dhe toksiciteti uleshin për një periudhë afatgjatë si pasojë e aftësive mbrojtëse të çajit të malit. Rezultatet e këtij studimi janë mjaft premtuese, por kërkime të tjera janë të nevojshme mbi përdorimin e çajit të malit kundër problemeve dhe komplikacioneve në këtë sistem.

Përgatitja e çajit të malit.

Green-Tea-weight-lossPërgatitja e çajit të malit nga bima e freskët kërkon përdorimin e luleve, kërcenjve dhe gjetheve të plota të të gjithë bimës. Ju mund t’i hidhni ato në ujë të nxehtë dhe të ulni temperaturën, duke mundësuar zierjen e lëngut për pesë deri në 10 minuta. Shija e këtij çaji është tokësore, por nëse përdorni lulet, do të ndjeni edhe aromën e tyre. Këtij çaji mund t’i shtoni mjaltë, qumësht ose limon sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë

Portokalle me Kivi – Të freskëtat për imunitet

Për të rritur imunitetin tuaj të brendshëm, kombinimi i dy prej frutave kampione të pasura me Vitaminë C ofron një sasi unike të përfitimeve për shëndetin. Kombinimi i portokallit dhe1-277-827x620 kivit mund të merret në formën e një sallatë frutash ose ju mund t’i shtrydhni ato në pjesë të barabarta.

Si portokalli, ashtu edhe dhe kivi bëjnë pjesë në kategorinë e frutave acide, ndaj kjo është arsyeja pse ata kanë një ndërveprim të veçantë mes tyre. Frutat acide nuk duhet të konsumohen të shoqëruar me fruta të ëmbël, shalqi, bishtajore, ose niseshte. Kujdes duhet bërë edhe kur frutat acide kombinohen me perime, yndyrna dhe fruta të pasur me yndyrna.

Frutat acide kombinohen mirë edhe me zarzavatet me gjethe, proteina, dhe me frutat gjysëm acide. Për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të ujit, fruta acide tentojnë të treten shumë shpejt dhe kjo përbën një vlerë të shtuar për sistemin tretës.

21Kivit dhe portokallet kanë përmbajtje të ulët natyrale të kalorive dhe janë të pasur me sunstanca ushqyese shumë të dobishme. Sezonin i pikut për portokallet është stina e dimrit, ndërsa kulmin kivit e kanë në fund të vjeshtës, por nuk mungojnë asnjëherë në treg.

Kaloritë.

Portokallet sigurojnë më shumë kalori si fruta, por kjo është kryesisht në varësi të faktit që janë fruta me përmasa më të mëdha. Një portokall me dimension pak a shumë 8 centimetra në diametër, peshon rreth 140 gram dhe ofron 70 kalori. Një kivi rreth 6 centimetra në diametër, peshon 70 gram dhe ofron vetëm 45 kalori.

Karbohidratet.

Kaloritë tek kivit dhe portokallet vijnë kryesisht nga karbohidratet, ndërsa të dy frutat në fjalë nuk përmbajnë yndyrë dhe proteina. Një portokall përmban pak më shumë se 17 gram karbohidrate, ndërsa një kivi ka 10 gram.

Vitamina C.

Kivit dhe portokallet janë të dy super të pasura me vitaminë C. Kjo vitaminë e rëndësishme e mban sistemin tuaj imunitar të fortë, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në shërimin e infeksioneve. Të dy frutat ju sigurojnë rreth 70 miligram vitaminë C, pothuajse të gjithë dozën e vitaminës C që ju nevojitet për të gjithë ditën. Femrat kanë nevojë për 75 miligram, ndërsa meshkujve i duhet deri në 90 miligram.

12Fibrat.

Organizmi i përdor fibrat për të ndihmuar shpërbërjen e lehtë të ushqimit, duke e mirëmbajtur sistemin e tretjes. Pjesët e buta të kivit dhe portokallit përmbajnë fibra të tretshme. Ndërsa të dy frutat janë njësoj të rëndësishme, secila prej tyre luan një rol të ndryshëm. Një kivi ofron 2 gram fibra në fruta, ndërsa një portokalli ka 3 gram.

Mbi të gjitha, të dyja frutat e mësipërme janë produkte cilësore të tokave shqiptare, me vlera dhe freski të garantuar. 

Lulja e Blirit – mes aromës së fortë dhe vetive shëndetsore…

Lulet e blirit që prej lashtësisë njiheshin si lulet ku fshihen rrezet e diellit. Gjethet e kësaj peme lulëzojnë prej fillimit të pranverës e deri në vjeshtë. Rritet në pyje, shkurre dhe sidomos në zonat e dushkut dhe të ahut. Kjo pemë kërkon toka të pasura dhe të thella. Rritet dhe e kultivuar pothuajse kudo.

Blirit i përdoren lulet së bas3hku me gjethet. Vjelja bëhet me dorë ose me gërshërë dhe duhet të të kihet parasysh të mos hiqen më shumë se 60-70 % e luleve. Lulet mblidhen së bashku me gjethet në fillim të lulëzimit, gjatë kohës me diell.

Vlerat shëndetësore të lules së blirit përfshijnë aftësinë për të përmirësuar sistemin imunitar, ajo parandalon disa qeliza të dëmshme, qetëson organizmin, heq ankthet dhe ul tensionin e gjakut. Lulja e blirit është përdorur në mjekësinë tradicionale popullore të shumë vendeve në botë. Lulja e blirit në versionin e saj të thatë mund të bëhet çaj, i shijshëm dhe me aromë të fortë. Lëngu dhe lulja vetë kanë një nivel të lartë përbërësish të çmuar, flavonoidë dhe substanca të tjera që e bëjnë blirin si një bimë shumë të besueshme në treg.

Cilat janë vlerat e lules së blirit?

Lufton ankthin: Një nga përdorimet më të gjera të çajit të lules së blirit është kundër ankthit. Ky çaj ka aftësi qetësuese kundër stresit mendor. Nëse vuani nga luhatjet e humorit ose stresi kronik, një filxhan me çaj bliri është zgjidhja më e zgjuar që mund të bëni për të përmirësuar shëndetin mendor.

Neutralizon qelizat e dëmshme: Antioksidantët që gjenden tek bliri shërbejnë si luftëtarë kundër radikaleve të lira, duke i larguar ato dhe përmirësuar shëndetin tonë të përgjithshëm. E gjithë kjo parandalon sëmundjet kronike.

Pastron organizmin: Përbërësit dhe acidet që gjenden tek bliri çlirohen menjëherë në çaj duke nxitur djersitjen. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të larguar toksinat nga trupi, së bashku me kripërat e tepërta, yndyrnat, ujin dhe substancat e huaja. Këto cilësi e bëjnë blirin shumë të çmuar në rastet e sëmundjeve me temperaturë të lartë, pasi e ul atë.

1Lufton të ftohtin dhe gripin: Përveç nxitjes së djersitjes dhe uljes së temperaturës, lulja e blirit jep një kontribut të veçantë në luftimin e simptomave të të ftohtit, gripin, inflamacionit në gojë dhe traktin respirator. Çaji i lules së blirit të ndihmon edhe me kollën dhe fytin e trazuar, duke i dhënë fuqi sistemit imunitar.

Lufton dhimbjet: Ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës, të shkaktuara nga tensioni dhe simptoma të tjera të inflamacionit duhet të konsumojnë çaj bliri dhe të eleminojnë dhimbjet nga artriti apo simptoma të tjera. Siç largon problemet nga rrugët e frymëmarrjes, ashtu ul tensionin e gjakut duke parandaluar një sërë problemesh përfshirë dhimbjet e kokës.

2Përmirëson tretjen: Nëse keni stomak të lënduar, fryrje apo shtrëngime, atëherë mos i kurseni vetes një filxhan me çaj bliri sepse do të ndiheni mirë menjëherë. Përbërësit biologjikë të lules së blirit do të shuajnë shqetësimet gastrointenstinale dhe nxisin një tretje më të mirë të ushqimit.

Kujdes: Doza maksimale e këtij çaji është tre filxhanë në ditë. Gratë shtatzëna nuk duhet të konsumojnë çaj bliri sepse përbërësit e lules mund të ndërveprojnë negativisht me barrën e tyre.