Ndoshta se dini se cfare problemi keni me syte , ja pergjigjia.

Problemet e shikimit

Kur syri është normal, ka aftësi për ta bërë grumgullimin e rrezeve të dritës në retinë dhe pastaj formohet fytyra e objektit të vërejtur. Mirpo, në disa raste te tjera, kur objekti i vërejtur nuk duket plotësisht i qarte, kemi te bejme me disa te meta te syrit. Te metat e syrit janë: miopia, hipermetropia, prezbiopia, astigmatizmi dhe daltonismi.

Miopia

Është e metë e shpeshtë e syrit që shkaktohet në rastet kur boshti i syrit është më i gjatë sesa te syri normal. Në ketë rast shohim qartazi vetëm objektet që janë afër , kurse ato që i kanë larg nuk i shohin qartë meqë rrezet e dritës priten përpara retinës . Njerëzit e tillë duhet të perdorin syze me thjerrëza shpërndarëse – konkave.

Hipermetropia

Hipermetropia është situata e karakterizuar nga shkurtimi i boshtit te syrit, qe nga ana e saj shkakton formimin e imazhit përtej retinës. Këta individe nuk shohin qarte objektet e afërta ndërsa vështrimi në largësi është normal. Korrigjimi i këtij problemi vjen nepermjet përdorimit te syzeve me thjerrëza përmbledhëse – konvekse.

Prezbiopia

Kjo është pasojë e humbjes së elasticitetit të thjerrëzës së syrit për akomodim. Kjo e metë shfaqet tek njeriu rreth moshës 45-50 vjeçare e manifestohet me humbjen e aftësisë së syrit për të parë mirë në afërsi. Korrigjohet me përdorimin e syzeve me thjerrëza të forta përmbledhëse gjatë leximit.

Astigmatizimi

Astigmatizmi njollë, pra pa pikë, astigmatizmi është ai crregullim vizual i cili karakterizohet nga çrregullimi i harmonisë së thjerrëzës, kjo e fundit reflekton në mënyrë të pa rregullt rrezet që duhet të mbërrijnë në retinë kështu që vëzhgimi i personit nuk është i qartë. Kjo e metë mund të korrigjohet me përdorimin e syzeve me thjerrëza speciale.Kirurgjia është një tjetër mënyrë për të zgjidhur këtë problem.

Daltonizmi

Daltonizmi ose verbëria kundrejt ngjyrave është një problem, në pjesën me te madhe te rasteve, gjenetik por qe mund të shfaqet edhe nga dëme në nerva në tru, madje edhe nga përdorimi ose prezenca i disa substancave kimike.

I pari qe përshkruajti ne 1794 këtë patologji ishte kimiku anglez John Dalton, ne artikullin e tij shkencor : “Extraordinary facts relating to the vision of colors” pasi vuri re paaftësinë e tij në dallimin e ngjyrave.

Quhet daltonik ai person qe nuk dallon ngjyrat me gjatesi te ndryshme valësh. Theksojmë qe verbëria kundrejt ngjyrave mund te jete minimume ose e plote. Ngjyrat, qe bëhen shkaktare te diagnozes te problemeve te përditshme te individit daltonik janë e kuqja dhe jeshilja .

Daltonizmi, zakonisht i quajtur defiçenca e së parit të ngjyrave, ka të bëjë me shume probleme në lidhje me dallimin e ngjyrave dhe toneve të ndryshme të ngjyrave. Në mënyrë që të ketë vizion normal ngjyrash, disa receprotë të specializuar të quajtur kone jane te rëndësishëm. Tre tipet e koneve u përgjigjen ngjyrave të kuqe, blu dhe jeshile, të cilat na lejojnë të shohim spektrin e ngjyrave. Një abnormalitet ose defiçencë në njerin lloj koni rezulton në daltonizëm, i cili është i shkaktuar në 9% të të gjithë njerëzve. Daltonizmi nuk është aspak një formë qorrimi, por një defiçencë në mënyrën se si një person sheh ngjyrat. Me këtë problem, personi ka vështirësi kur do të dallojë të kuqen nga jeshilja ose të verdhën nga bluja. Defiçenca midis ngjyrës së kuqe dhe jeshile është më e përhapur. Daltonizmi blu është paaftësia e të dalluarit të dy ngjyrat :të verdhën dhe blunë, të cilat janë parë si e bardhe ose gri. Daltonizmi total (akromatopsia) është mungesa komplete e koneve në retinë dhe është shumë i rrallë. Njerëzit lindin daltonikë, sepse konet nuk fillojnë të funksionojnë derisa fëmija është rreth 4 muajsh. Një në 20 meshkuj vuan nga daltonizmi, por vetëm një në disa qindra femra është daltonike. Daltonizmi është i trashëguar, domethënë, nje difekt gjenetik. Por jo çdo problem me ngjyrat është i trashëguar. Plakja, disa mjekime, dhe probleme të nervës retinore mund të shkaktojne mungesën e së parit të ngjyrave.

Nuk ka kurë për defiçencë të së parit të ngjyrave nëse kjo ka ndodhur që me lindjen. Disa raste që kane filluar më vonë mund të ndihmohen me operacione, ndryshim mjekimesh, ose trajtim të sëmundjes që e shkaktoi daltonizmin. Sidoqoftë, nëse dikush ka probleme me të parin e ngjyrave, ai ose ajo duhet të konsultohet me një okulist. Trajtimi i shpejtë mund të parandaloje probleme gjatë viteve shkollore.

Trakoma

Trakoma është sëmundje ngjitëse e syve që shkaktohet nga virusi që sulmon mukozën e kapakëve të syrit.Si pasojë shkaktohën deformitete të ndryshme në kapakët e syrit , ata kthehen nga kokërdhoku i syrit , qerpikët gërvishin kornenë dhe sklerotikën . Nga kjo gjendje mund të shkaktohet verbimi . Sëmundja përhapet duke i fshirë sytë me të njejtin peshqir , duke i larë faqet me të njejtën enë , duke i përdorur te njëjtat mjete shkollore.

Katarakti

Katarakti shfaqet për shkak të humbjes së tejdukshmërisë së thjerzës.Rrallë trashëgohet , paraqitet për shkak të pleqërisë , lëndimeve ose ssyri-katarakti-e1415699364749ëmundjeve . Thjerëza e trubulluar duhet të hiqet me operacion.Pas operaciont njeriu mund të shohë , por duke bartur syze që e zëvendësojnë thjerzën e syrit. KERATOKONUS. (Korne
a e syrit e deformuar ne forme koni) Eshte nje semundje jo shum e rrezikshme e cila mund te jet gjenetike ose jo. Kjo shkaktohet si pasoj e deformimit te kornes se syrit ne forme koni. Kornea eshte e rrumbullaket, e cila eshte pjesa kryesore e syrit qe ben te mundur futjen e drites dhe me pas qe pasqyrohet ne shikim. Kjo lloj semundje ka 5 faza. Nuk sherohet por thjesht duhet parandaluar. Parandalimi i kesaj behet me trajtime te ndryshme, si psh trajtim me rreze ultravjolet dhe me hedhje
n e nje vitamine ne sy.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s