Si dhe Pse ndodh Hernia Diskale?

Hernie diskale ose ‘rrëshqitja e diskut’.

Hernia diskale është një prej shkaktarëve të shpeshtë të dhembjeve të shpinës. Simptomat më të shpeshta të hernies diskale mund të jenë dhembja përgjatë këmbës si dhe humbje të ndjeshmërisë përgjatë këmbës; varësisht prej nivelit ku ka ndodhë hernia vjen deri te ndryshimi sensitiv i zonës nga nervi i ngjeshur .Po ashtu, ndrydhja e rrënjës nervore mund të shkaktoj rënie të forcës muskulore duke shkaktuar edhe dobësim të forcës muskulore të shputës dhe tërë këmbës.Keepyourhealthsafe 

Si dhe pse ndodh kjo hernie e diskut ?

Secila unazë është lidhur me njëra-tjetrën me diskun ndërunazor. Disku intervertebral është një pllakë kërcore e cila anash ka ligamentet të cilat e mbajndisku-normalë diskun mes unazave. Roli i diskut është t’i mundësoj boshtit kurrizor të njeriut lëvizje në të gjitha drejtimet. Si pasojë lëvizjeve të ndryshme që bën njeriu gjatë punës dhe aktiviteteve të ndryshme , vjen deri te lëndimi I diskut apo deformim i diskut duke kaluar nga një masë e butë në një masë më të fortë.Keepyourhealthsafe 

Po ashtu, si pasojë e këtyre deformimeve , por edhe e ndonjë ngritjeje peshe apo ndonjë lëndimi, shfaqet ‘rrëshqitja e diskut’ apo
hernia diskale.Disku i hernizuar lëviz në drejtim të strukturave nervore përreth ku mund të bëj dëmtim direkt apo indirekt të elementeve nervore apo edhe palcës kurrizore.

Shkalla e dëmtimit të shkaktuar nga disku varet nga niveli i unazës, por edhe nga drejtimi i daljes së diskut. Ky disk ndonjëherë shkon në drejtim anësor ku gjenden rrënjët nervore duke shkaktuar dhembje të fortë të mesit dhe këmbeve. Kur disku del në drejtim medial kah palca kurrizore, atëherë përveç dhembjeve, mund të shkaktoje edhe çrregullime të ndjeshmërisë dhe të muskulit unazor . Në këtë rast pacienti ka pengesa në urinim dhe kjo quhet Sindroma e “kaudes ekuine “. Në këto raste  ështëproblemet-me-disqe e nevojshme dhe urgjente ndërhyrja  kirurgjikale.

Pra një disk rrëshqet kur qendra e saj (bërthama)  , shtyn kundër un
azës
së saj të jashtme (annulus). Nëse disku është grisur apo çarë shumë ose lënduar , bërthama mund të dalë përgjatë gjithë rrugës . Kur disku del jashtë  në drejtim të kanalit kurrizore, ajo vë në presion nervat e ndjeshmërisë kurrizore duke shkaktuar dhimbje.

Sepse një disk i rrëshqitur në mes të shpinës shpesh vë në presion rrënjët nervore që shkojnë në kofshë, kërcir dhe këmbë, dhimbje shpesh ndodh në vithe dhe përgjatë këmbës. Kjo është prekja e nervit shiatik.Një hernie diskale shpesh ndodh nga ngritja e peshave , shtyrja, tërheqja, përkuja apo lëvizjet gjarpëruese.

Keepyourhealthsafe 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s