Pse brokoli është kaq i rëndësishëm ?…

    Me siguri nuk ka person që nuk ka dëgjuar për një nga ushqimet më të shëndetshme, i cili do të ishte mirë të konsumohet në bazë ditore.

broBrokoli i përket familjes së lakrës nga ku rrjedh veprimi i tij antikancerogjen, ndërsa përmban më shumë se 90 për qind ujë. Është mirë të dihet që vetëm një rrënjë jep sasinë e njëjtë të fibrave si dhe drithërat dhe sasinë e njëjtë të vitaminës C sa 2 portokaj. Përveç rrënjës edhe gjethet e brokolit janë po ashtu të ngrënshme.

Nëse nuk e përdorni tashmë është koha që brokolin ta shikoni si aleat kundër formave të vështira të sëmundjeve si kanceri, më së shumti duke iu falënderuar kompozimeve sulfurike si suforafani të cilit mund t’ia ndieni erën derisa zihet brokoli.

Pikërisht këto kompozime u tregojnë gjeneve tona për të sforcuar prodhimin e enzimave që mund të çojnë deri te detoksikimi i kompozimeve të mundshme kancerogjene. Përpiquni të konsumoni sa më shumë brokoli dhe do të mundeni të reduktoni madje përgjysmë rrezikun nga sëmundjet e ndryshme si kanceri i gjirit, mushkërive dhe zorrës së trashë.

 

A keni ditur që brokoli është burim i kalciumit, ashtu si produktet tjera të qumështit? Dhe është më shumë se evidente që për këtë arsye është i shkëlqyeshëm për eshtrat dhe tensionin e gjakut. Vitamina C dhe beta-karoteni që gjenden në të mbrojnë sytë nga katarakti dhe ruajnë qelizat e trurit nga sulmet e radikaleve të lira që mund t’u shkaktojnë probleme në kujtesë.

Brokolin mund ta përgatitni në shumë mënyra. Përpiquni të zieni rreth 3 minuta në avull. Është e mjaftueshme që të zbutet pak për të ardhur deri te lirimi i sa më shumë suforafan, por në disa vende duhet të mbetet më i fortë.

Kurrë mos e zieni në shumë ujë, sepse materiet ushqyese që përmban do të treten në ujë. Hani sa më shumë lule të brokolit në të cilin gjenden më së shumti beta-karote, ndërsa lirisht mund ta konsumoni dhe kërcellin.

Caku juaj le të jetë rreth 120 ml të brokolit të zier çka i përgjigjet një porcioni me pemë dhe perime. Gjatë blerjes përpiquni që gjithmonë të zgjidhni brokolin me lule gjelbër të mbylltë, purpurt ose kaltër, pasi që përmbajnë shumë vitaminë C dhe beta-karoten. Kërcelli i butë është shenjë e kualitetit të keq.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s