Si ti shërojmë problemet e të folurit tek fëmijët?…

Logopedia është një shkencë afër mjekësisë që trajton nga afër problemet e komunikimit, të gjuhës, të folurit dhe të zërit që nga fëmijët e vegjël e deri tek të rriturit të cilët për motive të ndryshme mund të shfaqin vështirësi në komunikim apo në të folur.

“Hapat e para” të këtyre problemeve mund t’i vërejmë tek fëmijët që edhe pasi kanë kaluar vitin e parë të jetës, nuk thonë asnjë fjalë. Ose tek fëmijët që kanë kaluar vitin e dytë dhe nuk janë në gjendje të lidhin një fjali të shkurtër. Mirëpo, nuk mbeten prapa edhe fëmijët që në moshën e shkollës shqiptojnë keq tingujt dhe ndoshta grupe tingujsh, apo fëmijëve që u mbahet goja në komunikim me të tjerët, fëmijë që kanë një fjalor të varfër dhe morfo-sintaksë të pastrukturuar  e deri tek ata fëmijë që nuk reagojnë ndaj të folurit, të gjitha rastet e sipërpërmendura janë objekt i trajtimeve logopedike.

Cfarë janë defektet në artikulim?

Defektet në artikulim karakterizohen nga paaftësia për të shqiptuar në mënyrë korrekte një tingull. Tingujt dallohen nga njëri-tjetri me anë të tipareve dalluese, mirëpo duhet kohë që fëmijët t’i fitojnë këto aftësi për të kuptuar këto tipare dalluese të tingujve dhe vendosjen e tyre në sistemin fonetik. Është e kuptueshme që fëmijët nuk mund t’i shqiptojnë menjëherë në mënyrë korrekte të gjithë tingujt, ndaj këto shtrembërime, mosthënie apo zëvendësime nuk mund të konsiderohen si probleme deri në moshën 4-5-vjeçare, madje për ndonjë tingull siç është “r” deri në moshën 6-7-vjeçare.

Por vazhdimi i problemeve të tilla përtej kësaj moshe duhet të bëhet objekt shqetësimi për prindërit, të cilët duhet të konsultohen menjëherë me specialistin.

Cilat janë shkronjat që shpeshherë janë burim keqshqiptimi tek fëmijët ?

Më shpesh burim keqshqiptimi janë bashtingëlloret sesa zanoret, të tilla si: “c”, “k”, “g”, “r”, “rr”, “ll”, “s”, “sh”, “x”, “z” etj

Nga se shkaktohet keqshqiptimi?

Si shkak i këtyre defekteve, është gabimi mekanik që bëhet gjatë ekzekutimit të tingullit. Më saktë, gjuha shtrëngohet më shumë ose më pak sesa duhet, ndodh bllokimi i ajrit nga goja ose hunda, dhe ndodh manovrimi me anë të gjuhës në vend që të vihet në punë kurrizi i saj. Siç mund të jetë rasti i “t” për “k”.

Rastet praktike kanë treguar gjithashtu se shkaqet mund të jenë edhe psiko-afektivë, çka do të thotë që fëmija refuzon të rritet dhe përkëdhelet me njerëzit që e rrethojnë, sidomos me nënën, gjë kjo e cila nuk është normale. 

Çfarë është riedukimi logopedik?

Riedukimi logopedik është një mënyrë ushtrimi, qëllimi i së cilit është kryerja sa më e saktë e lëvizjes së strukturave anatomike ( laringut, qiellzës së butë, nofullës, buzëve) në mënyrë që tingulli të shqiptohet gjithnjë e më mirë në fillim veçmas, më pas në rrokje e më vonë në fjali, qoftë ai në fillim, në mes apo në fund të saj.

Ushtrimet që kryhen gjatë riedukimit, zhvillohen në një frymë mirëkuptimi e në formë loje, në mënyrë që tek fëmija mos të ketë forcime, por të këtë një vendosje të natyrshme të tingujve. Fëmija fillon e mësohet me gjuhën e tij, mënyrën sesi ajo flitet, duke e parë, dëgjuar, prekur, krahasuar e dalluar. Për vetë moshën që ka, ai nuk duhet shtrënguar e futur në përsëritje, korrigjime e qortime të tilla, si: “Ja thuaje si unë; nxirre gjuhën, shtrëngo më shumë buzët etj.

E rëndësishme është që ju ta shqiptoni tingullin mirë dhe qartë, duke i treguar fëmijës praktikisht mënyrën sesi tingulli shqiptohet, dhe jo të kërkoni me ngulmim shqiptime të sakta që në fillim, pasi është vënë re se sforcime të tilla sjellin probleme të reja.

Ndodh që një i rritur të ketë probleme në artikulim?

Probleme në artikulim mund të jenë edhe të fituara gjatë jetës për shembull  tek të rriturit. Por ato vijnë vetëm si rezultat i një ishemije, i një problemi cerebral ose si rezultat i një shoku që dëmton anën e majtë të trurit. Problemet që shfaqen janë ato në morfologji-sintaksë, pasi i gjithë aparati i të folurit funksionon i udhëhequr nga truri. Në raste të tjera nuk ndodh nëse një njeri ka shqiptuar mirë që në fëmijëri këtë gjë do ta bëjë përgjatë gjithë jetës.

Në rast se ndodhin keqshqiptime të përfituara gjatë jetës , korrigjimi i tyre bëhet falë ndërhyrjes logopedike e ndërthurur me një ndërhyrje fizioterapisti.

Shkaqet

-Gabimi mekanik që bëhet gjatë ekzekutimit të tingullit. Gjuha shtrëngohet më shumë ose më pak sesa duhet.

-Shkaqet psiko-afektivë: fëmija refuzon të rritet dhe përkëdhelet me njerëzit që e rrethojnë, sidomos me nënën.

-Shkaqet organike, keqformime të strukturave anatomike të aparatit të folurit, si: qiellzë dhe buzëçarët, mbirje e çrregullt e dhëmbëve, nofulla e poshtme shumë e futur, gjuhë e kapur më shumë sesa duhet tek nofulla e poshtme etj.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s