E dini fuqinë e ananasit në shërimin e sëmundjeve të ndryshme…

​Ananasi është një frut tropikal dhe ka një shije shumë të veçantë.

  1. Vlerat ushqyese (165.00 gramë)
  2. vitamin C 131.4% (burim i shkëlqyer)
  3. manganese 76.5% (burim i shkëlqyer)
  4. fibra 9.2%
  5. vitamin B6 9%
  6. bakër 9%
  7. vitamin B1 8.6%
  8. folate 7.4%
  9. kalori (82) 4%

Ananas për tretjen…

Ananasi është një frut që lehtëson dhimbjen e kockave, është i shëndetshëm për zemrën, lufton tumoret, shërben kundër celulitit, na ndihmon kundër gripit dhe të gjitha këto falë përmbajtjeve të tij magjike.

Ananasi ka një përbërje që quhet bromelin e cila ndihmon shumë për tretjen.Këtë efekt e gjejmë edhe tek kivi.

Forconi imunitetin me ananas.
Përmbajtja e lartë e vitaminës C, ndihmon trupin të largojë radikalet e lira, të cilat shkatërrojnë qelizat normale. Nga studimet rezulton se radikalet e lira nxisin shfaqjen e arteriosklerozës dhe dhimbjet e zemrës, shkatërrojnë qelizat e zorrës së trashë duke çuar në tumor, si dhe kontribuojnë në dhimbjen e kyçeve si dhe në artriti. Pra marrja e dozes ditore të vitamins C, nëpërmjet ushqimit duket se largon të gjitha këto efekte që vijnë nga radikalet e lira në trup. Për më tepër, vitamina C ka rëndësi jetike për forcimin e sistemin imunitar, i cili lufton infeksionet gripin dhe virozat.

Ananasi është një burim i shkëlqyer i manganit dhe tiaminës.

Mangani është një element i rëndësishëm për një metabolizim korrekt të sheqernave në organizëm. Studimet kanë treguar se mangani lufton depresionin.

Ananasi mbron sytë.

Të gjithëve ne na u është thënë që të vegjël se karotat janë të mira për shëndetin e syve, dhe shumë nëna të reja ua japin fëmijëve të tyre. Karota është një perime e mirë për sytë, ndërsa ananasi është një frut edhe më I se karota për shëndetin e syve. Nga një studim i publikuar në një revistë të njohur amerikane për shëndetin thuhet se konsumimi i 3 racioneve ananans çdo ditë ndihmon në parandalimin e humbjes apo zbehjes së shikimit.

Në një studim ku morrën pjesë mbi 110 mijë gra dhe burra, studiuesit arritën në përfundimin se frutat dhe perimet; vitamina A, C, dhe E; si dhe karotenoidet përmirësojnë shikimin dhe parandalojnë të gjitha dëmtimet që kanë të bëjnë me sytë. Megjithatë ata theksuan se të gjitha këto i gjejmë tek ananasi prandaj konsumi i tij i përditshëm është i nevojshëm. Shtoni ananas në kosin me fruta të përgatitur në shtëpi apo në smoothien e mëngjesit. Gjithashtu mund të shtoni ananas në sallatën me karota.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s