PSE duhet të konsumojmë fiq, ja 7 arsyet?…

Fiku, pema e parajsës, e cila të përtërin, të forcon, ta ruan shëndetin dhe fshin rrudhat

  • Niveli i lartë i magnezit

Magnezi është njëri ndër elementet kryesore, cili e mbron sistemin tonë nervor nga stresi. Ka rëndësi të madhe për eshtrat, imunitetin, për shëndetin each trurit. E stimulon shëndetin dhe vitalitetin, shëron sëmundje të ndryshme dhe dukshëm e ngadalëson procesin e plakjes. Fiqtë e thatë përmbajnë tri herë më shumë magnez sesa fiqtë e freskët.

  • Vitamina dhe mineralet

Fiku është i pasur me kalium, kalcium, hekur, fosfor, bakër dhe me vitamina, si B6, C dhe me betakarotinë. Përmbajtja shumë e ulët e yndyrës dhe niveli i lartë i fibrave, më i lartë se te cilado pemë e perime tjetër, janë arsye pse duhet ta konsumojmë sa më shpesh këtë pemë. Pektina është një fibër, e cila e zvogëlon nivelin e kolesterolit të gjak, përderisa triptofani ndihmon te problemet me qarkullimin e gjakut dhe pagjumësin.

  • Sheqernat natyrore

Përmbajtja e lartë e sheqernave natyrore do të sigurojë që truri juaj të punojë më shpejtë, të pranojë dhe klasifikojë më mirë informatat. Natyrisht, duhet pasur kujdes te diabetikët, me rastin e konsumimit të fiqve të thatë, meqë ata përmbajnë dy herë më shumë sheqer sesa fiqtë e freskët.

  • Përmbajtësit ushqyes

Fiqtë e tharë janë burim i mirë i shumë substancave ushqyese dhe paraqesin një shujtë praktike dhe të ushqyeshme, sidomos për sportistët dhe të rinjtë. Në kombinim me pemët me gëzhojë, fiqtë mund të shërbejnë si një zamër ideale. Çaji i fikut shëron sëmundjet e mëlçisë, fytit, organeve të frymëmarrjes, gurin në idhcë, etj.

  • Sterolet e bimëve

Fiku përmban edhe sterole të bimëve, të cilët kanë ndikim pozitiv në nivelin e kolesterolit në gjak. Sterolet e bimëve, sikur stigmasteroli dhe lanosteroli, që gjenden të fiku, lidhen me molekulat e kolesterolit në zorrë, duke penguar absorbimin e tij.

  • Veprimi antikancerogjen

Studime të shumta kanë zbuluar te fiku disa substanca me veprim antikancerogjen, sic janë benzaldehidi dhe kamarina. Këto substanca është parë se janë të dobishme sidomos kundër karcinomës së prostatës dhe lëkurës.

  • Hidratimi

Fiku i freskët përmban deri në 80% ujë dhe 60% sheqer natyror, për këtë shkak fiqtë pengojnë edhe dehidratim gjatë ditëve të nxehta. Shija e ëmbël e fikut përshtatet për mrekulli me shijen paksa të njelmët, sikur ajo e djathit të dhisë apo deles. Nga fiqtë e freskët mund të bëjmë komposto, pekmez, si dhe lëngje të fermentuara.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s