Archive | March 2017

Manaferra e detit, bima me vetitë mahnitëse për shëndetin e njeriut…

Frutat e egra janë konsideruar gjithnjë si një nga dhuratat më të çmuara të natyrës për njeriun. Manaferra e detit është padyshim një prej tyre. Ajo gjendet me shumicë në brigjet e Mesdheut ku kripa e detit pengon bimët e tjera më të mëdha që synojnë ta pushtojnë. Kjo bimë e toleron kripën e ajrit dhe tokës, por kërkon shumë dritë dielli për t’u rritur dhe nuk e duron dot hijen e pemëve të tjera më të mëdha. Manaferra e detit është një super frut që përmban të gjitha acidet yndyrore Omega 3, 6, 9, madje edhe atë të rrallën Omega 7. Për më tepër ajo përmban një sërë antioksidantësh dhe përbërësish fantastikë. Është përdorur për të trajtuar sëmundjet e lëkurës që shoqërohen me njolla dhe kruajtje, për t’i dhënë shkëlqim lëkurës, forcuar imunitetin, ngadalësuar plakjen, ulur kolesterolin etj. Megjithatë ajo ka edhe një sërë vlerash të tjerash që e bëjnë atë një burim superior vitaminash dhe mineralesh. Bima e manaferrës së detit ka degë të dendura dhe me gjemba. Mbledhja e frutave është e vështirë për shkak të gjembave që rrethojnë secilën degë. Mënyra më e përhapur mesdhetare e mbledhjes së frutave është prerja e gjithë degës, ndonëse kjo e shkatërron gjithë shkurren dhe ul aftësinë e saj për të prodhuar më shumë fruta. Pas këputjes, dega futet në frigorifer dhe ftohja lejon që kokrrat të shkëputen lehtësisht prej saj. 
Përdorimet e manaferrës së detit:

1.Ul tensionin e gjakut.

 Në mjekësinë popullore gjethet dhe lulet e shkurres janë përdorur për të kuruar artritin, ulçerën, irritimet dhe njollat e lëkurës. Çajrat e gjetheve të manaferrës përmbajnë vitamina dhe minerale, antioksidantë, amino acide dhe acide yndyrore. Çaji përdoret veçanërisht për të ulur tensionin e gjakut, parandaluar dhe kuruar sëmundjet e enëve të gjakut dhe rritur imunitetin. Disa (3-4) kokrra të verdha të shtypura për një kupë çaj është masa e duhur, ndërsa 3 herë në ditë është sasia e duhur.

2.Vlerat kardiovaskulare.

Manaferra e detit është një burim alternativ i vitaminës C, A dhe E, por edhe të beta karotenit, mineraleve, amino acideve dhe acideve yndyrore. Një studim ka treguar që vaji i farave të manaferrës së detit është efikas për rënien në peshë. Studiuesit kinezë sugjerojnë që ekstraktet e vajit të manaferrës së detit ulin kolesterolin dhe përmirësojnë funksionet e zemrës tek pacientët që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

3.Qetëson lëkurën dhe përmirëson shikimin.

 Kokrrat e manaferrës së detit përdoren për të parandaluar infeksionet e lëkurës, përmirësuar shikimin dhe ngadalësuar proçesin e plakjes. Çaji përdoret kundër djegieve nga dielli, irritimeve të lëkurës dhe përshpejton shërimin e saj 

4.Përdorimet shtesë. 

Vaji i kokrrës se manaferrës ose farës së saj përdoret kundër azmës dhe kolesterolit të lartë. Gjithashtu shërben për të ruajtur zhdërvjelltësinë mendore që goditet nga plakja, si dhe për të ulur efektet anësore të kancerit dhe trajtimeve kundër tij. 

5.Vlerat e manaferrës? 

Eliminon skuqjet e lëkurës; shëron infeksionet; përmirëson shikimin; përmirëson shëndetin e zorrëve; përmirëson funksionimin e sistemit nervor dhe të trurit; godet inflamacionet në trup, përmirëson përqendrimin, trajton simptomat e astmës; zvogëlon njollat e lëkurës që shkaktohen nga simptoma si shytat apo fruthi, ul urinë si pasojë e përmbajtjes së Omega 7; përmirëson paraqitjen e lëkurës dhe flokëve për shkak të Omega7, 3, 6 dhe 9. Së fundmi, por jo nga rëndësia, ajo ngadalëson proçesin e plakjes dhe mbështet organet e brendshme

Lakta dhe Brokoli, ja cilat janë të mirat e tyre në organizmin e njeriut?…

Lakra përmban vitaminën A, vitaminën C, vitaminën E dhe vitaminën B. Secila prej këtyre lëndëve ushqyese është e vlefshme për trupin e njeriut. Vitamina A është e rëndësishme për lëkurë të shëndetshme dhe shikimin. Vitamina B ndihmon për të nxitur metabolizmin e energjisë dhe ruan integritetin e indeve nervore në të gjithë trupin.

Dy perime shumë të rëndësishme, të cilat prej kohësh kanë gjetur përdorim në kuzhinën tonë, këshillohen si aleat edhe në luftën kundër disa sëmundjeve. Në mënyrë të veçantë, brokoli këshillohet t’i shtohet listës së ushqimeve, pasi ndihmon në heqjen e radikalëve të lira dhe toksinave nga trupi si acidi urik, duke pastruar gjakun dhe mbajtur larg probleme që lidhen me toksinat, si: skuqjen. Ndërsa brokoli është ushqim thelbësor për shtatzënat sepse është i pasur me proteina, kalcium, vitamina, antioksidant, detoksifikues, hekur, fosfor, të cilët e bëjnë një komponent ideal për dietat.

Konsumi.

Ndërsa konsumimi i lakrës ndihmon për të ruajtur integritetin e lëkurës, për shkak se është një antioksidant me yndyra të ngopura. Gjithashtu, lakra mund të ndihmojë si ilaç në shumë mangësi. Brokoli është luftuesi natyror për shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mitrës, kancerin e prostatës, kancerin e organeve të brendshme si mushkëritë, mëlçinë, zorrën e trashë, veshkat etj. Por brokoli është veçanërisht i mirë për kancerin e gjirit dhe kancerin e mitrës, sepse ai heq estrogjenin shtesë nga trupi. Kjo për shkak të pranisë së fortë antikancerogjene si sulfora-phane, dindolylmethane, beta-karotenë, selen dhe vitamina të tjera,  si:vitaminë C, vitaminë A dhe vitaminë E, zink, kalium dhe disa amino, të cilat janë efikase kundër agjentëve kancerogjene. Efekt detoksikues. Prania e vitaminës C, sulfurit dhe disa aminoacideve e bëjnë brokolin një detoksikues shumë të mirë. Ai ndihmon në heqjen e radikalëve të lira dhe toksinave nga trupi si acidi urik duke pastruar gjakun dhe mbajtur larg probleme që lidhen me toksinat, si: skuqjen, artritin, reumatizmat, kalkuli i veshkave, sëmundje të lëkurës si ekzeme dhe acarime etj.

Çrregullimet në stomak.

Brokoli është shumë i pasur me fibra dhe mund të kurojë pothuajse të gjitha çrregullimet e stomakut me shërimin e kapsllëkut, sepse kapsllëku është rrënja e pothuajse të gjitha çrregullimeve në stomak. Fibrat formojnë pjesën më të madhe të ushqimit, ujit dhe ruajnë formën e zorrëve. Magnezi dhe vitaminat të pranishme në brokoli kurojnë aciditetin për të lehtësuar tretjen e duhur dhe thithjen e ushqyesve nga ushqimi dhe zbutin barkun me uljen e inflamacionit.

Kujdesi i lëkurës.

Për mbajtjen e lëkurës suaj të re dhe me shkëlqim merita u takon antioksidantëve, si: beta karoteni, vitaminës C dhe ndihmësve të tjerë, si: kompleksi i vitaminës B, vitaminës E (vitamina E i jep shkëlqim lëkurës tuaj, flokëve dhe ngjall indet e lëkurës), vitaminës A & K, acideve yndyrore omega 3, aminoacidëve dhe folatëve të pranishëm në brokoli. Përveç antioksidantëve të përmendur më lart, brokoli ka përmbajtje të lartë në fibra, beta-karotene, acide yndyrore omega-3 dhe vitamina të tjera që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq si dhe mbajnë zemrën të funksionojë siç duhet duke rregulluar presionin e gjakut.

Kujdesi për sytë.

Kryesisht zeaxanthin dhe pastaj beta-karotene, vitamina A, fosfori dhe vitamina të tjera të tilla si C, B kompleks dhe E janë shumë të mira për shëndetin e syrit. Këto substanca mbrojnë sytë kundër perdes së syrit si dhe riparimin e dëmeve nga rrezatimet UV. Substancat përgjegjëse për ngjyrën e gjelbër te brokoli, vitamina C, beta-karoteni, si dhe vitaminat e minerale të tjera, si: seleni, bakri, zinku, fosfori etj, forcojnë sistemin imunitar si dhe na mbrojnë nga infeksionet e shumta.

Shëndeti i kockave.

Duke qenë shumë i pasur me kalcium dhe vitamina të tjera të tilla, si: zinku, magnezi dhe fosfori, të hahet brokoli është shumë i dobishëm veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna ose nënat në gjidhënie, sepse këta njerëz janë më të prirë për osteoporozen, dobësimin e kockave, dhëmbëve etj., nga mungesa e kalciumit.

Shtatzënia.

Brokoli është ushqim thelbësor për shtatzënat sepse është i pasur me proteina, kalcium, vitamina, antioksidant, detoksifikues, hekur, fosfor të cilët e bëjnë një komponent ideale për dietat. Duke qenë i pasur me fibra, brokoli gjithashtu mban larg kapsllëkun, i cili është shumë i zakonshëm gjatë shtatzënisë.

Tensioni i lartë.

Një mineral i rëndësishëm, kromi, gjendet me bollëk te brokoli, i cili ndihmon në funksionimin e duhur të insulinës dhe rregullon sheqerin në gjak duke bërë edhe rregullimin e presionit të gjakut gjithashtu. Vitaminat, të cilat e bëjnë sistemin tonë të funksionojë si duhet gjenden me bollëk te brokoli, së bashku me fibrat dhe acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut.

Anemia.

Anemia është e lidhur direkt me mungesën e hekurit dhe disa proteinave. Brokoli është i pasur me të dyja dhe kështu formon një zgjidhje e shkëlqyer për anemi. Përbërësit e pranishëm në brokoli janë karbohidratet, omega-3, acide yndyrore, proteina, vitaminë A, B kompleks, C dhe E, beta-karotene, kalcium, hekur, magnez, fosfor, krom, kalium mangan, glucoraphanin, diindolylmethane, zeaxanthin, ujë dhe fibra.

A e dini sa i dobishëm është minerali i fosforit, ja në cilat ushqime e gjejmë…

​Produktet e pasura me fosfor, vlerat e tyre. 
Fosfori është një ushqyes thelbësor për funksionin e duhur të qelizave, përthithtjen e kalciumit, për kocka dhe dhëmbë më të fortë si edhe për formimin e një molekule të quajtur ATP e cila i jep energji qelizave tona. Pamjaftueshmëria e fosforit mund të ulë oreksin, shkaktojë anemi, dhimbje muskujsh, formim të çrregullt të kockave, mpirje dhe një sistem të dobët imunitar. Fosfori gjendet në shumë ushqime. Nga ana tjetër, konsumi i tepërt i fosforit e shtyn trupin të dërgojë më shumë kalcium në kocka dhe në gjak në përpjekje për të rikthyer ekuilibrat. Kjo i dobëson kockat dhe shkakton kalcifikim të organeve të brendshme, duke rritur rreziqet e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve të tjera vaskulare. Pra gjithçka duhet me masë. Studimet shkencore tregojnë se fosfori përthithet më lehtë nga produktet shtazore ndërkohë që nga ato bimore mund të merrni pothuajse gjysmën e sasisë së fosforit. Sasia e fosforit që përthithet nga organizmi është i ndryshëm në varësi të njeriut. Megjithatë ushqyesit nga produktet bimore janë të një niveli më optimal për shëndetin. Më poshtë do të gjeni një listë të burimeve të fosforit, duke pasur në konsideratë që doza e rekomanduar ditore e fosforit është 1000 mg. 

Lista e ushqimet të pasura me fosfor .

 1. Farat e kungullit dhe kungulleshkave 

2. Djathi

  3. Peshku (kryesisht Salmon)

4. Arrat 

5. Mishi i viçit dhe lopës 

6. Nënproduktet pa yndyrë të qumështit (kosi pa yndyrë) 

7. Ushqimet me bazë soje 

 8. Thjerrëzat dhe fasulet.                                Fosforin mund ta gjeni edhe në ushqime të tjera siç janë qumështi, bizelet, vezët, drithi dhe disa lloje të bukës.

 Doza e nevojshme.

  •   Të rriturit kanë nevojë mesatarisht për 700 miligramë fosfor në ditë.

 Kini kujdes.

  •  Të rriturit deri në moshën 70 vjeç nuk duhet të konsumojnë më shumë se 4,000 miligramë në ditë. 
  •  Femrat shtatzënë nuk duhet të konsumojnë më shumë se 3,500 miligramë në ditë.                       
  •    Të rriturit mbi moshën 70 vjeç nuk duhet të konsumojnë më shumë se 3,000 miligranë në ditë. Nevojat për fosfor janë në varësi të funksionit të veshkave.
  • Të rriturit që vuajnë nga sëmundjet e veshkave nuk duhet të konsumojnë më shumë se 800-1000 miligramë fosfor në ditë. 

Shumë njerëz që janë të shëndetshëm konsumojnë dyfishin e kësaj sasie. Nëse jeni në fazat e para të diagnostikimit të sëmundjeve të veshkave, ose i nënshtroheni dializës, duhet të konsultoheni me mjekun mbi limitin e dozës së fosforit. 

Roli i fosforit: Ndihmon qelizat të funksionojnë siç duhet dhe ndihmon në prodhimin e energjisë dhe rritjen e kockave. 

A keni dëgjuar për purqarkun, shelpin ose sallatën e ujit?…

​Sallata e Ujit – Vlerat dhe Vetitë e barishtes unike.   

Shkenca moderne ka identifikuar më shumë se 15 vitamina esenciale dhe minerale në bimën e purqarkut. Keni dëgjuar për purqarkun, shelpin ose sallatën e ujit? Kjo barishte rritet pranë burimeve të ujit, madje shpesh anashkalohet edhe pse është pjesë e së njëjtës familje botanike si ajo e lakrës dhe rukolës. Kjo barishte tërheqëse dhe e shijshme ka gjethe të rrumbullakëta të vogla, të cilat gjatë verës prodhojnë gonxhe të vogla lulesh bardhoshe me fara të ngrënshme. Sallata e ujit është kultivuar në Evropë prej shumë e shumë vitesh me rradhë. Ajo gjendet në Shqipëri më së shumti si bimë e egër e rritur natyralisht. Kjo barishte përdoret në shumë mënyra në kuzhinë. Atë mund ta shijojmë si një sallatë të zakonshme (me shumë vlera ushqyese) me spinaq të freskët, ose në supa. Duke qenë se kjo barishte rritet pranë vendeve me ujë, ajo duhet të lahet në ujë të bollshëm dhe pastaj të qëndrojë në ujë të ftohtë me një lugë sodë buke për gjysëm ore, që të garantohet heqja e ndotësve, parazitëve dhe papastërtive të tjera. Sipas kërkimeve për freski të mëtejshme, barishten mund ta mbani në ujë dhe ta ruani në frigorifer për dy deri në tre ditë. Para ngrënies, shpëlajeni sërish dhe ndani gjethet nga rrënja. 

Vlerat shëndetësore të sallatës së ujit .

Sallata e ujit ka pak kalori por përmban një sërë elementësh të shëndetshëm dhe antioksidantë me vlera parandaluese ndaj sëmundjeve. Gjethet dhe kërcelli janë të pasur me disa elementë që parandalojnë formimin e radikaleve të lira në organizëm.  Vitamina K gjendet me shumicë tek sallata e ujit, duke plotësuar 312% të dozës së rekomanduar ditore. Vitamina K formon dhe forcon kockat dhe kufizon dëmet në tru, duke ndihmuar në trajtimin e sëmundjes së Alzheimer. Sallata e ujit përmban një sasi të madhe të Vitaminës C, 72% të dozës ditore të rekomanduar dhe 64% të vitaminës A. Vitamina C ka aftësi fantastike për të luftuar infeksionet, të ftohtin, virozat dhe parandalojë mungesin e hekurit. Vitamina A, që ndryshe njihet si retinol është thelbësore për funksionimin e duhur të sistemit imunitar. Ajo prodhon pigmentet në retinën e syrit, mungesa e së cilave mund të shkaktojë humbje të shikimit në errësirë. Përveç antioksidantëve, kjo barishte përmban edhe mangan dhe kalcium, i nevojshëm për kockat dhe dhëmbë të fortë. Antioksidantët që gjenden tek barishtja ndihmojnë kundër kancerit të mushkërive dhe të gojës, ndërkohë që kompleksi i vitaminave B6 ndihmon në ruajtjen e funksioneve të metabolizmit. Kini parasysh që, nëse blini barishte të cilat janë rritur në ujëra të ndenjur, ato janë të mbushura me parazitë ose patogjenë, ndaj duhet t’i lani mirë para ngrënies dhe mund të përdorni uthull ose sodë buke për larjen e tyre. Mund të duket punë e gjatë, por ia vlen pasi vlerat që përmban janë fantastike.

Fakte interesante për sallatën e ujit.

 Kjo barishte përveç vlerave në ngrënie, ka aftësi shëruese fantastike me reputacion të madh të të gjithë botën. Rreth viteve 400 para Krishtit, kur Hipokrati ngriti spitalin e parë në ishullin e Kos-it ai kërkoi që vendndodhja e tij të ishte pranë një rrjedhe lumi në mënyrë që të kishte këtë barishte me tepricë, për të trajtuar pacientët e sëmurë. Në vitet 1700, Nicholas Culpeper, studiues dhe botues i ‘Bimët e Culpeper-it’ vërtetonte se sallata e ujit arrinte të pastronte gjakun e njeriut. Shkenca moderne ka identifikuar më shumë se 15 vitamina esenciale dhe minerale në këtë bimë, e cila përmban më shumë hekur se spinaqi, më shumë kalcium se qumështi dhe më shumë vitaminë C se portokallet. Sallata e ujit mund të quhet edhe ushqimi i parë i shpejtë. Në shekullin e nëntëmbëdhjetë ajo ishte një mjet jetese. Asokohe, sallata e ujit njihej si ushqimi i një të varfri. Gjethet përdoreshin për të mbështjellë ushqime të tjera si në rastin e panines, por në variantin më të lirë të saj.