Manaferra e detit, bima me vetitë mahnitëse për shëndetin e njeriut…

Frutat e egra janë konsideruar gjithnjë si një nga dhuratat më të çmuara të natyrës për njeriun. Manaferra e detit është padyshim një prej tyre. Ajo gjendet me shumicë në brigjet e Mesdheut ku kripa e detit pengon bimët e tjera më të mëdha që synojnë ta pushtojnë. Kjo bimë e toleron kripën e ajrit dhe tokës, por kërkon shumë dritë dielli për t’u rritur dhe nuk e duron dot hijen e pemëve të tjera më të mëdha. Manaferra e detit është një super frut që përmban të gjitha acidet yndyrore Omega 3, 6, 9, madje edhe atë të rrallën Omega 7. Për më tepër ajo përmban një sërë antioksidantësh dhe përbërësish fantastikë. Është përdorur për të trajtuar sëmundjet e lëkurës që shoqërohen me njolla dhe kruajtje, për t’i dhënë shkëlqim lëkurës, forcuar imunitetin, ngadalësuar plakjen, ulur kolesterolin etj. Megjithatë ajo ka edhe një sërë vlerash të tjerash që e bëjnë atë një burim superior vitaminash dhe mineralesh. Bima e manaferrës së detit ka degë të dendura dhe me gjemba. Mbledhja e frutave është e vështirë për shkak të gjembave që rrethojnë secilën degë. Mënyra më e përhapur mesdhetare e mbledhjes së frutave është prerja e gjithë degës, ndonëse kjo e shkatërron gjithë shkurren dhe ul aftësinë e saj për të prodhuar më shumë fruta. Pas këputjes, dega futet në frigorifer dhe ftohja lejon që kokrrat të shkëputen lehtësisht prej saj. 
Përdorimet e manaferrës së detit:

1.Ul tensionin e gjakut.

 Në mjekësinë popullore gjethet dhe lulet e shkurres janë përdorur për të kuruar artritin, ulçerën, irritimet dhe njollat e lëkurës. Çajrat e gjetheve të manaferrës përmbajnë vitamina dhe minerale, antioksidantë, amino acide dhe acide yndyrore. Çaji përdoret veçanërisht për të ulur tensionin e gjakut, parandaluar dhe kuruar sëmundjet e enëve të gjakut dhe rritur imunitetin. Disa (3-4) kokrra të verdha të shtypura për një kupë çaj është masa e duhur, ndërsa 3 herë në ditë është sasia e duhur.

2.Vlerat kardiovaskulare.

Manaferra e detit është një burim alternativ i vitaminës C, A dhe E, por edhe të beta karotenit, mineraleve, amino acideve dhe acideve yndyrore. Një studim ka treguar që vaji i farave të manaferrës së detit është efikas për rënien në peshë. Studiuesit kinezë sugjerojnë që ekstraktet e vajit të manaferrës së detit ulin kolesterolin dhe përmirësojnë funksionet e zemrës tek pacientët që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

3.Qetëson lëkurën dhe përmirëson shikimin.

 Kokrrat e manaferrës së detit përdoren për të parandaluar infeksionet e lëkurës, përmirësuar shikimin dhe ngadalësuar proçesin e plakjes. Çaji përdoret kundër djegieve nga dielli, irritimeve të lëkurës dhe përshpejton shërimin e saj 

4.Përdorimet shtesë. 

Vaji i kokrrës se manaferrës ose farës së saj përdoret kundër azmës dhe kolesterolit të lartë. Gjithashtu shërben për të ruajtur zhdërvjelltësinë mendore që goditet nga plakja, si dhe për të ulur efektet anësore të kancerit dhe trajtimeve kundër tij. 

5.Vlerat e manaferrës? 

Eliminon skuqjet e lëkurës; shëron infeksionet; përmirëson shikimin; përmirëson shëndetin e zorrëve; përmirëson funksionimin e sistemit nervor dhe të trurit; godet inflamacionet në trup, përmirëson përqendrimin, trajton simptomat e astmës; zvogëlon njollat e lëkurës që shkaktohen nga simptoma si shytat apo fruthi, ul urinë si pasojë e përmbajtjes së Omega 7; përmirëson paraqitjen e lëkurës dhe flokëve për shkak të Omega7, 3, 6 dhe 9. Së fundmi, por jo nga rëndësia, ajo ngadalëson proçesin e plakjes dhe mbështet organet e brendshme

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s