Ndikimi i uthullës së shegës në shëndetin e njeriut…

 1. Sistemi tretës.

Uthulla e shegës është e pasur me acid acetik që ndihmon sistemin tretës duke rritur aftësinë e organizmit për të përthithur ushqyesit e dobishëm nga ushqimet që konsumojmë. Shtoni uthullën e shegës në sallatën tuaj të preferuar ose pijeni atë duke tretur një deri në 2 lugë uthull shege në një gotë me ujë dhe konsumojeni përpara ose gjatë vakteve.

2. Përmirëson performancën e trupit.

Lehtësimi i përthithjes së mineraleve të dobishëm nga ushqimi do e ndihmojë organizmin të luftojë diabetin dhe osteoporozën. Sistemi tretës është një nga shtyllat kryesore të organizmit dhe si rrjedhojë, uthulla e shegës ndihmon shumë në përmirësimin e funksioneve dhe performancës së trupit. 

3. Përthithja e kalciumit.

Njerëzit që vuajnë nga intoleranca ndaj produkteve të bulmetit kanë nevojë për burime alternative të kalciumit siç janë: spinaqi, brokoli ose hudhra. Nëse shtoni një pikë uthulle të shegës në këto ushqime, trupi do të përthithë kalciumin më lehtë se zakonisht. 

4. Kolesteroli dhe tensioni i gjakut.

Studimet tregojnë se, uthulla e shegës mund të ulë kolesterolin dhe tensionin e gjakut. Në mënyrë indirekte, uthulla e shegës ndihmon në uljen e shanseve të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru. 

5. Kujtesa dhe luhatjet e humorit.

Shega është e pasur me flavonoidë që janë antioksidantë, të cilët mbajnë nën kontroll radikalet e lira, përmirësojnë kujtesën dhe parandalojnë luhatjet e humorit siç është depresioni. Uthulla me ngjyrë të ndezur tregon praninë e madhe të flavonoidëve dhe vlerave që përcjellin ato. 

6. Zhbllokon arteriet.

Studimet thonë se uthulla e shegës mund të jetë një kurë për arteriet e bllokuara, hipertensionin dhe qelizat e dëmtuara.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s