Vetitë shëruese të hudhrës  së egër në shëndetin e njeriut…

Vlerat shëruese të hudhrës së egër janë thuajse të panjohura, ndonëse çdo ekspert i mjekësisë alternative e rekomandon këtë barishte pa asnjë dyshim. Të dhënat e specialistëve  tregojnë se hudhra e egër është përdorur prej shumë vitesh në mjekësinë popullore për pastrimin e sistemit tretës, mëlçisë dhe gjakut. Bima e hudhrës së egër rritet në zonat malore, kryesisht në pyje, por së fundmi shumë njerëz po e mbjellin në kopshtet e tyre. Kjo bimë karakterizohet nga aroma e fortë dhe shija therëse. Bima e famshme mblidhet nga marsi në maj. Nëse e përdorni për motive mjekësore, këshillohet ta mblidhini në pranverë përpara se të lulëzojë plotësisht. Gjithashtu këshillohet që të mblidhni gjithnjë pjesën më të freskët të bimës mbi tokë. Nga prilli deri në qershor, mund të përdorni pjesën e zhardhokut të hudhrës së egër dhe gjethet e njoma. Zhardhoku që do të përdoret në recetat mjekësore duhet të këputet në muajin gusht. 

Hudhra e egër është e pasur me minerale dhe vitaminë C. Rrjedhimisht ajo ofron zgjidhje ndaj disa problemeve shëndetësore. Gjethet përmbajnë më shumë vitaminë C se zhardhoku, ndaj njerëzit përdorin më shumë gjethet e pasura me këtë vitaminë. 

1. Hudhra e egër kundër kolesterolit dhe tensionit të gjakut.

Këshillohet konsumi i gjetheve të njoma për shkak të pranisë së madhe të mineraleve të dobishme. 

2. Kundër inflamacionit dhe infeksioneve.

Konsumi i hudhrës së egër të freskët ndihmon kundër parazitëve intestinalë, por edhe kundër bronshitit sepse pastron rrugët e frymëmarrjes dhe zbeh kollën. 

 3. Kundër ulçerës në stomak dhe gastritit.

 Hudhra e egër rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga ulçera në stomak. Ajo ka tendencën ta qetësojë stomakun dhe të ulë dhimbjet.  

4. I bën mirë zemrës.

Kjo bimë ka aftësinë të përhapet në enët e gjakut, duke i bërë ato më elastike, rrjedhimisht duke ndihmuar zemrën. Hudhra e egër parandalon atakun në zemër. Ajo e forcon këtë organ të rëndësishëm dhe rigjallëron muskujt. 

5. Pastron organizmin.

 Vetitë shëruese të hudhrës së egër janë efikase për pastrimin e organizmit nga toksinat. Hudhra e egër pastron mëlçinë, veshkat, zorrët dhe tëmthin. Gjitashtu hudhra e egër lufton infeksionet urinare, shmang gazrat dhe fryrjet, përmirëson tretjen, parandalon osteoporozën dhe është ideale kundër reumatizmës dhe artritit.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s