Mjaltë dhe Mollë, kombinimi fantastik kundër toksinave…

Të gjithë jemi në kërkim të pastërtisë. Por a jeni kujdesur të mbani të pastër organizmin, shtëpinë e mirëfilltë të trupit tuaj?

 Që në lashtësi, njerëzit kanë bërë shumë përpjekje për të pastruar organizmin nga toksinat dhe substancat e dëmshme. Metodat për detoksifikimin e trupit kanë qenë të larmishme që shumë kohë më parë. Vetë procesi i detoksifikimit është i domosdoshëm për të gjitha funksionet e trupit dhe përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme. Në ditët e sotme, detoksifikimi është shumë herë më i nevojshëm se më parë, për shkak të nivelit të lartë të toksinave që na rrethojnë, jo vetëm si pasojë e ambientit, por edhe ushqimeve që me hir ose pahir konsumojmë.

 Ushqimet që nuk treten lehtë, sidomos ato shtazore, shkaktojnë një akumulim të mukusit që çliron toksina dhe helme të ndryshme në organizëm. Këto substanca shkaktojnë, jo vetëm shtim në peshë, rënie energjie, lodhje por edhe dhimbje koke. 

Eliminimi i toksinave dhe helmeve përmirëson shëndetin, duke qenë se këto substanca janë kontribuesit kryesorë të lodhjes, dhimbjeve të kokës dhe problemeve të tjera shëndetësore. Një detoks i shkëlqyer është kombinimi i mjaltit me mollë dhe fara lini. Nëse dëshironi të dini më shumë për detoksifikimin, lexoni më poshtë për vlerat e përbërësve dhe formulën e përgatitjes. 

Mollët -Mollët janë të pasura me fibër. Ato të ndihmojnë të ndiheni më të ngopur. Fibra e tretshme dhe ajo e patretshme luftojnë konstipacionin dhe ndihmojnë lëvizjen e shëndetshme të zorrëve.

 Farat e linit -Farat e linit janë gjithashtu të pasura me fibër dhe ndihmojnë në përthithjen e ushqyesve nga sistemi tretës duke vonuar zbrazjen gastrike. Farat e linit kanë shumë antioksidantë, ndaj mbajnë zemrën të shëndetshme dhe parandalojnë sëmundjet e saj. Këto fara janë gjithashtu të pasura me Omega-3. 

Mjalti -Mjalti përmban flavanoide, antioksidantë, të cilat ndihmojnë në uljen e rrezikut të radikaleve të lira dhe sëmundjeve kardiake 

Kura e pastrimit me mollë dhe mjaltë.   

Përbërësit: 

  1. 1 mollë 
  2. 1 lugë gjelle me fara lini
  3. 1 gotë ujë
  4. 1 lugë çaji me mjaltë 

Udhëzimet: Përziejini të gjithë përbërësit në mikser, dhe gjithçka është gati. Organizmi juaj do të jetë mirënjohës.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s