Rukola – E gjelbra me vlera mahnitëse për shëndetin…

Rukola është e pasur me vlera ushqimore dhe antioksidantë. Ajo është një burim i pasur me vitaminë A, fibër, vitaminë C, vitaminë K, folat, hekur, kalcium, fosfor, magnez, mangan dhe kalium. Në lashtësi, rukola përdorej për përgatitjen e një ‘ilaçi dashurie’ së bashku me barishte të tjera siç është livandoja. 

Konsumimi ditor i rukolës mendohet të shtojë energjinë dhe dëshirën seksuale. Ajo promovon shqisat dhe shumëfishon ndjesinë e prekjes në të gjithë trupin. Rukolën e gjejmë me dy lloje, ajo me gjethe të vogla dhe rukola me gjethe të mëdha. Në tregun fshatar, rukolë gjethemadhe e quajnë edhe rukola e restoranteve, pasi është më e lehtë për t’u larë e pastruar se sa ajo me gjethe të vogla. Por vlerat i kanë të njëjta, pavarësisht formës së gjetheve.  Arugula ose rukola siç dhe e njohim më shumë, është një nga ato perime që qëndrojnë në piedestal për shkak të shumë vitaminave e mineraleve. Nëse do të krahasonim rukolën me sallatën jeshile, rukola përmban tetë herë më shumë kalcium, pesë herë më shumë vitaminë A, vitaminë C dhe vitaminë K dhe katër herë më shumë hekur sa e njëjta sasi me sallatë jeshile. Zgjedhja është e thjeshtë. Rukola për një sallatë të shëndetshme. Për më tepër, fibrat tek rukola ju ndihmojnë në aparatin tretës, duke ju bërë që të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë. 

Rukola është e pasur me proteina, zink, vitaminë B6, acid pantotenik dhe bakër. Në 10 gramë rukola gjenden vetëm 2 kalori. Antioksidantët që gjenden tek rukola parandalojnë akumulimin e kolesterolit në arterie, ulin tensionin e gjakut, rrisin qarkullimin e gjakut, përmirësojnë funksionet e enëve të gjakut dhe ulin inflamacionin. Rukola ndihmon në uljen e kolesterolit, mbajnë nën kontroll sheqerin në gjak dhe ulin shanset për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. 


Rukola është një burim i shkëlqyer antioksidantësh të cilët rrisin aftësinë e organizmit për përthithjen e oksigjenit. Antioksidantët ndihmojnë kundër ftohjeve, sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe plakjes së parakohshme. Rukola është e pasur me vitaminë K që ndihmon në formimin dhe forcimin e kockave. Antioksidantët që gjenden tek rukola kanë funksion anti-inflamator. Rukola ka sasi të larta të vitaminës C që i vjen në ndihmë sistemit imunitar, ndërkohë që vitaminat e tjera punojnë së bashku për të përmirësuar metabolizmin dhe shëndetin e qelizave.

 Rukola është një burim i pasur karoteni që është thelbësor për shikimin. Marrja e sasive të lartë të karotenit ndihmojnë në ngadalësimin e simptomave të plakjes. Siç e thamë edhe më lart, rukola ka pak kalori, por është e pasur me ushqyes dhe vitamina që luajnë një rol thelbësor në rënien në peshë. 

Përdorimet tradicionale të rukolës.  

Në vendet e Mesdheut, rukola konsumohet si sallatë, gatuhet ose përdoret në pica. Disa vende përgatisin edhe një pastë me rukola që është shumë e shijshme. Gjethet zihen në avull dhe përzihen me vaj ulliri dhe barishte të tjera. Lulet dhe gjethet e rukolës përdoren edhe në supë për t’i dhënë asaj më shumë shije. Rukola shkon shumë me uthullën, limonin dhe domatet e freskëta ose të thata. 

A e dinit se: Në Romën e lashtë, njerëzit e hanin rukolën kur kishin nevojë për fat, por edhe për të rritur aktivitetin e tyre fizik.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s