Vanilja, superfuqia mahnitëse e kësaj erëze fantastike…

​Shija e saj na ka shoqëruar gjatë gjithë jetës. Kujtimet më të bukura kanë aromën e saj. Bëhet fjalë për vaniljen. Mund të tingëllojë e rëndomtë por vanilja është shija më klasike në botë, e cila nuk shërben thjesht për zbukurim apo për shije ekstra. Përkundrazi, vanilja është një superfuqi vlerash që nuk duhen harruar.
 Çfarë është vanilja?

 Vanilja është një erëz që merret nga orkidea tropikale me kokrriza (e vetmja që prodhon fruta) me emrin Vanilla. Ajo rritet kryesisht në Madagaskar, Indonezi, Meksikë dhe Tahiti që së bashku përmbushin 90 përqind të nevojës botërore për vanilje kremoze, të butë dhe të ëmbël. Pas shafranit, vanilja është erëza më e shtrenjtë në botë. Ekstrakti nxirret nga kokrrat e lules të cilat zhyten në ujë dhe alkool. Më pas thahen për gjashtë muaj dhe janë gati për përdorim në formën e pluhurit ose vajit. 

Vlerat shëndetësore të ekstraktit të vaniljes.

 Ekstrakti i vaniljes përbëhet kryesisht nga sheqernat komplekse, vajrat esencialë, minerale dhe vitamina. Një lugë çaji me ekstrakt vaniljeje përmban 12 kalori dhe pak yndyrna, ndërkohë që në të nuk gjenden as kolesterol as sodium. Ekstrakti i vaniljes përmban antioksidantë, acidin vanillic dhe vanillinë. Antioksidantët e mbrojnë organizmin nga radikalet e lira që dëmtojnë qelizat e shëndetshme. Këto dëme mund të shkaktojnë sëmundje si kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Vanilina, përbërësi kryesor i kokrrave të vaniljes është ajo që i jep kësaj erëze aromën karakteristike dhe vlerat anti- inflamacion. Kokrrat e vaniljes janë të pasura me vitaminë B që ndihmojnë sistemin nervor dhe metabolizmin. Tek këto kokrra gjenden edhe minerale si kalciumi që u bën mirë kockave, muskujve dhe sistemit nervor apo edhe magnezi që luan një rol të rëndësishëm në funksionin e muskujve, nervave, zemrës dhe kockave. Kokrrat e vaniljes përmbajnë kalium, hekur, zink të cilat janë thelbësore për të gjithë mbarëvajtjen e organizmit.

Duke qenë se vanilja është një burim i pasur antioksidantësh ajo rekomandohet për një sërë funksionesh që nga shërimi i plagëve, lufta kundër kancerit dhe rigjallërimi i lëkurës. Vaji esencial i vaniljes dhe aroma e saj lufton depresionin. Mjafton të nuhasësh pak fragrancën fantastike të vaniljes dhe ndikimi i saj në tru do të jetë i menjëhershëm duke përmirësuar humorin. Studimet kanë treguar që ekstrakti i vaniljes luan një rol pozitiv tek njerëzit që janë të stresuar dhe në ankth. Për më tepër, ekstrakti i vaniljes ndihmon në rënien në peshë, në shërimin e plagëve dhe për rregullimin e ciklit menstrual tek femrat. Ekstraktin e vaniljes mund ta përdorni edhe për të luftuar të vjellat. 
Kuriozitete. Në qytetërimin e lashtë të Majave besohej se pijet me vanilje kishin një efekt afrodiziak. Vanilja është një kulturë bujqësore shumë angazhuese pra që kërkon shumë punë, gjë që e bën atë shumë të shtrenjtë. Duhen deri në 3 vjet përpara se bima të lulëzojë dhe të paktën nëntë muaj më pas që kokrrat të lëshojnë aromën e tyre karakteristike. Shtetet e Bashkuara janë konsumatori më i madh i vaniljes në botë, ndjekur nga Franca. Çdo vit në botë prodhohen 1400 deri në 2300 ton vanilje e thatë. Vanilja përdoret edhe në kozmetikë dhe në mjekësi, por në ditët e sotme 98% e vaniljes së përdorur për aromë dhe shije është sintetike dhe nuk ka asnjë vlerë. Në fakt, ekzistenca e gjithë industrisë së vaniljes është e kërcënuar nga produktet e rreme.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s