Bajamja e egër, arma e së ardhmes për shëndetin…

Bajamet janë ndër arrorët më popullorë  në mbarë botën. Ato mund t’i gjejmë në variantin e ëmbël ose të hidhur, në varësi të varietetit. Bajamet e ëmbla prodhohen nga një pemë specifike bajamesh (Prunus amygdalus var. dulcis) dhe nuk përmbajnë toksina. 

Bajamet e hidhura vijnë nga një pemë krejt tjetër (Prunus amygdalus var. amara) që kanë përbërës toksikë. Njerëzit i përdorin bajamet e hidhura për arsye mjekësore dhe për të trajtuar kontraktimet, dhimbjet, kollën dhe kruarjet. 

Vajrat të ngjashëm me atë të bajames së hidhur mund të prodhohen edhe nga bërthama të arrorëve apo e frutave të ngjashme siç është kajsia (Prunus armeniaca), pjeshka (Prunus persica), dhe kumbulla (Prunus domestica). 

Ekspertët rekomandojnë që fëmijët të konsumojnë 1-2 bajame të egra në ditë, ndërsa për të rriturit rekomandohen nga 2 bajame të egra tre herë në ditë. Çdo sasi tjetër nuk është e rekomandueshme, për shkak të nivelit toksik të bajames së egër.

 Si funksionon? Shkencëtarët janë të mendimit se një lloj vaji që vjen nga farat e pemës së bajames së egër mund të përdoret si armë e fortë në betejën kundër obezitetit dhe diabetit. Mendohet që ky vaj ka aftësinë dhe potencialin për të ndikuar tek disa mikroorganizma që ndodhen në stomak.

 Cili është ndryshimi mes vajit të bajames së ëmbël dhe atij të bajames së hidhur?   

 Nga bajamet mund të përftojmë dy lloje vajrash: vajin e bajames së ëmbël dhe vajin e bajames së hidhur, të prodhuara nga dy pemë të ndryshme. Pema e bajames së ëmbël zakonisht ka lule të bardha ndërsa pema e bajames së hidhur ka lule ngjyrë rozë. Të dyja pemët rriten në lartësi nga 4 deri në 10 metra.

 Bajamja e ëmbël përdoret edhe në kuzhinë në receta të ndryshme. Ajo prodhon një qumësht të ngjashëm me atë të sojës, që sugjerohet për njerëzit që nuk e tolerojnë laktozën ose janë veganë. Mielli i bajames nuk përmban gluten dhe karboidrate ndaj rrjedhimisht rekomandohet për njerëzit që kanë kërkesa specifike ushqimore. 

Bajamja e hidhur është përdorur historikisht në sasi më të vogla për aromë dhe shije të disa produkteve siç janë shurupi i bajames dhe biskotat italiane. Të dy vajrat kanë ndikime të ndryshme në lëkurën e njeriut. 

Vaji i bajames së ëmbël është një hidratues i shkëlqyeshëm sidomos për lëkurat e thata dhe ato të ndjeshme. Ai është i pasur me proteina, vitamina dhe minerale që e gjallërojnë lëkurën në maksimum.

 Vaji i bajames së hidhur është vaj esencial. Ai nuk duhet përdorur në kujdesin për lëkurën. Ky vaj përdoret kryesisht si aromatik.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s