Boronicat – Mes Vlerave të Frutave dhe Gjetheve Unike…

Këto fruta kaq të vogla i bëjnë mrekullisht mirë trupit dhe mendjes so4në. Boronica lufton:

  1.  inflamacionet.
  2. ndihmon trurin dhe zemrën.
  3. mbron sytë dhe lëkurën.

Antioksidantët që gjenden tek boronicat janë aq të forta, sa janë të afta për të neutralizuar radikalet e lira që lidhen me zhvillimin e disa sëmundjeve të zemrës dhe gjakut. Ky super frut është jo vetëm shumë i shijshëm, por dhe super i shëndetshëm.

Fruti i boronicës përmban acide organike, ëmbëlsi natyrale, taninë vitamina C dhe B, karoten, proteina dhe ekstrakte natyrale yndyrore. Për më tepër boronicat janë një burim i shkëlqyer manganezi, i cili luan një rol të shkëlqyer në konvertimin e karbohidrateve dhe yndyrnave në energji.

Frutat e vogla të boronicave marrin krejt lavdinë falë fuqisë së antioksidantëve, por edhe pjesë të tjera të bimës janë magjike në vlera. Edhe gjethet e boronicës janë shëruese, sepse janë pasuri e vërtetë e mineraleve të kaliumit, natriumit, manganit, kromit, hekurit dhe bakrit. Gjethet janë të pasura me vitaminë C, acide organike, saponinë, sheqer dhe taninë.

3

Për të qenë efektive, gjethet duhet të vilen në pranverë para se bima të lulëzojë. Nga gjethet e boronicës përgatitet pija e çajit që është funksionon si tonik i zemrës dhe diuretik i shkëlqyeshëm. Çaji i gjetheve të boronicës është i mirë për shërimin e veshkave dhe fshikëzës, ndërsa përdoret edhe si përbërës i përzierjeve bimore për shërimin e sëmundjes së sheqerit.

Në mjekësinë popullore, efekti shëruesi i boronicës theksohet deri në atë masë sa që e quajnë insulinë bimore. Përdoret edhe tek çrregullimet e aktivitetit të sistemit tretës dhe këshillohet të përdoret për të ndaluar t të vjellat, diarrenë, shtrëngimet e stomakut, madje edhe kollën e thatë.

Përgatitja.

5

Pija përftohet me vlimin e gjetheve të boronicës në ujë të nxehtë. Një grusht me gjethe të thara vlohen në 300-400 militra ujë dhe do të mjaftojë për dy kupa çaj. Lërini gjethet të vlojnë për 5-6 minuta, më pas hiqini nga zjarri që të ftohen. Dy gota çaj në ditë të shoqëruara me pak mjaltë janë një dozë e përshtatshme.

Ju bëftë mirë

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s