Laboti – Barishtja Shumë E Kërkuar Për Vlerat Që Ofron…

Laboti i egër është njohur më parë si bar i keq, por mund të konsiderohet si një barishte e nënvlerësuar, pikërisht prej faktit se në të vërtetë, ai përmban shumë vlera shëndetësore.  Laboti i egër rritet vetë, pranë bimëve të tjera, ndërkohë që në botë laboti kultivohet për farat e tij. Laboti është një nga barishtet më të kërkuara në tregje dhe renditet në të njëjtën kategori me lëpjetën, pazinë, hithrat dhe lakrat e egra.

1

Laboti i egër ofron shumë të mira për organizmin e njeriut:

1. Pastron gjakun. Gjethet e labotit të egër kanë veti pastruese për organizmin. Lëngu i përftuar prej tyre është i rëndësishëm për pastrimin e gjakut. Mjaftojnë katër deri në pesë gjethe të labotit të egër për të shfrytëzuar lëngun dhe pastruar gjakun.

2. Është i pasur me minerale të rëndësishme. Laboti i egër përmban shumë minerale të rëndësishme siç janë : kalciumi, hekuri, kaliumi, fosfori, magnezi dhe zinku.

3. Përmirëson oreksin. Dëshira për ushqim dhe nevoja për të ngrënë bazohen tek një proçes i natyrshëm dhe i nevojshëm siç është ruajtja e ekuilibrit të energjisë. Nëse vuani nga problemet me oreksin atëherë shtoni labotin e egër në ushqimin tuaj të përditshëm. Gjethet e labotit të egër mund të përdoren në sallata me domate, kripë dhe lëng limoni.

4. Përmirëson nivelet e hemoglobinës. Nivelet e hemoglobinës në gjak përmirësohen duke rritur dozën e ushqimeve të pasura me hekur. Përfshirja e hekurit në dietën tuaj është një mënyrë shumë e lehtë për të rritur prodhimin e hemoglobinës. Laboti i kuq përmban sasi të mira hekuri që e bëjnë atë ideale për të rritur hemoglobinën.

5. I pasur me aminoacide. Aminoacidet dhe proteinat konsiderohen si shtyllat e jetës. Organizmi ynë ka nevojë për këta dy elementë që të realizojë shpërbërjen e ushqimit, rritjen dhe zhvillimin, ripërtëritjen e indeve dhe funksioneve të tjera të trupit. Gjethet e labotit kanë një sasi domethënëse aminoacidesh, përkatësisht: tryptophan, phenylalanine, methonine, theonine, threonine, leucine, isoleucine dhe valine.

Përdorimet në mjekësinë popullore:

1. Lëngu i gjetheve të labotit përdoret kundër paraziteve intestinalë. Nëse fë2mijët tuaj vuajnë nga ky problem, atëherë duhet të konsumojnë labot të egër rregullisht për disa ditë. Si ta konsumoni: Merrni 10-15 ml lëng të gjetheve të labotit.  Shtoni kripë deti dhe pijeni tre herë në ditë pas çdo vakti.

2. Ruan shëndetin e sistemit tretës. Gjethet e labotit të egër janë ideale për mëlçinë, tëmthin dhe shpretkën. Nëse dëshironi të ruani shëndetin e sistemit tretës, atëherë duhet të konsumoni 10 ml të lëngut të gjetheve të labotit të egër.

3. Kundër gurëve në veshka. Laboti i egër ndihmon dhe funksionon kundër gurëve në veshka. Merrni gjethet, shtypini dhe grijini deri sa të nxjerrin lëng dhe merrni 10-15 mg në ditë me ose pa ujë.

Efektet anësore të labotit të egër.

Këto gjethe janë të pasura me acid oksalik dhe kanë tendencën të lidhen me kalciumin dhe ulin praninë e tij në organizëm. Për këtë arsye, laboti i egër nuk sugjerohet të konsumohet gjatë shtatzanisë. Farat e labotit të egër mund të shtypen dhe të bëhen pluhur pasi funksionon si maja’ bimore, rrjedhimisht për t’u përfshirë në përgatitjen e bukëve dhe petullave. Laboti i egër i ngjan spinaqit dhe mund të gatuhet apo konsumohet si i tillë. Kërkoni për labot të egër me gjethe dhe maja të buta të cilat janë të ngrënshme.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s