Kumbullat shahine – të thartat plot vlera dhe shije…

Fundi i Prillit, Maji, Qershori dhe Korriku janë muajt e vetëm të vitit për të shijuar Kumbullat Shahine. Të gjithë i kujtojnë si kumbullat e fëmijërisë dhe secili mban mend me saktësi se sa copë blije me një sasi parash.

Kumbullat Shahi45ne janë ato të rrumbullaktat e gjelbra, shpesh të tharta dhe aspak të buta në kafshim që të gjithë ja kujtojmë shijen.  Në të vërtetë në botë emri i tyre ‘Janerik’ vjen nga turqishtja e vjetër dhe ka një kuptim të mrekullueshëm. Janerik do të thotë thjesht Kumbulla e Shpirtit. Ndoshta prandaj nuk e harrojmë dot asnjëherë. Në disa zona  kumbullat shahine përdoren gjerësisht në kuzhinë për përgatitjen e reçelit dhe ëmbëlsirave të ndryshme, ndërkohë që ato kanë gjetur përdorim edhe në mjekësinë popullore.

Frutat e saj të papjekura kanë një shije të thartë ndërsa në kohë
n e pjekjes ato janë më të ëmbla. Në mjekësinë popullore përdoren frutat, farat e bërthamave dhe gjethet. Kumbullat Shahine si fruta janë shumë të dobishme dhe të pranueshme nga stomaku, kanë veti të mira tretëse, freskuese, janë pastruese të lehta të aparatit tretës, pasurojnë gjakun me elemente të reja dhe luftojnë aneminë. Përdoren me sukses kundër sëmundjeve të mëlçisë.

Kumbullat konsu12mohen të freskëta, por me to përgatitet reçel, marmelatë, shurup, raki, etj. Kumbullat pëlqehen edhe kur s’kanë arritur pjekurinë e plotë; ato janë freskuese, shuajnë etjen dhe hapin oreksin. Kumbulla është një frut diuretik shumë i mirë pasi largon ujërat e tepërta nga organizmi. Frutat e kumbullës kanë vlera të larta ushqimore. Ato përmbajnë 8-20 për qind sheqer natyral, acide dhe pektinë. Kumbulla shahine përmban kripëra minerale të kalçiumit, kaliumit, magnezit dhe të hekurit. Kumbulla është e pasur me kalori, proteina dhe vitamina A, C, B6 dhe D. Vetitë shëndetësore të

Kumbulla Shahine përmirëson sistemin tretës dhe forcon trupin që të jetë më rezistent ndaj sëmundjeve. Ruan shëndetin e zemrës, parandalon ngritjen e kolesterolit në gjak, atakun në zemër, çrregullimet e rrahjeve të zemrës. Këto fruta ndihmojnë sistemin tretës, lëvizjen dhe pastrimin natyral të zorrëve. Përmirëson shikimin.

Ngrënia e tre kokrrave të kumbullës në ditë, zvogëlon rrezikun e degradimit molekular. Kumbullat mbrojnë oksidimin e kolesterolit në enët e gjakut dhe aktivizojnë punën e veshkave. Ato ndihmojnë formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe ndalojnë aneminë. Kumbullat Shahine largojnë toksinat nga trupi dhe lodhjen. Ato janë të dobishme për të sëmurët me diabet dhe funksionojnë edhe si parandaluese e tij.

Kumbulla ndihmon për shëndetin dhe formimin e kockave, përmirësojnë densitetin e tyre që shkaktohe9t nga mosha. Ndihmojnë shëndetin e sistemit nervor, përmirësojnë kujtesën, largojnë stresin, përmirësojnë gjumin dhe oreksin. Me bollëkun e vitaminave që ato kanë, kumbullat shahine parandalojnë infeksionet që çojnë në sëmundjen e gripit, janë të dobishme për gratë
shtatzëna, shëndeti e qelizave të gruas dhe zhvillimin e kockave të fëmijës.

Kumbullat Shahine mbrojnë lëkurën nga ndikimi i radikaleve të lira, përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe metabolizmin, ruajnë lëkurën nga shfaqja e akneve të rinisë. Kumbullat parandalojnë shfaqjen e rrudhave, ripërtërisin qelizat e lëkurës dhe shërojnë plagët.  Kumbullat shahine e bëjnë lëkurën më rezistuese ndaj rrezeve të diellit. Ngrënia e tyre ndihmon për flokë të shëndetshëm dhe të fortë, madje arrijnë të largojnë zbokthin. Me pak fjalë, mos i ndani kumbullat shahine nga vetja. Konsumojini se vijnë vetëm një herë në vit.

Shijojini.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s