Vlerat e Fuqishme të Çajit të Malit…

201702241650278831057Çaji i malit përftohet nga gjethet e bimës së varietetit Sideritis Raeseri. Ky çaj bimor i maleve është konsumuar prej shekujsh falë vlerave të tij shëndetësore. Çaji i malit i varietetit bimor Sideritis Raeseri është natyralisht pa kafeinë. Ai bëhet nga gjethet, lulet dhe kërcenjtë e thatë të bimës Sideritis që lulëzon në shpatet dhe malet e vendit tonë. Edhe pse në vendet e Mesdheut ky çaj akoma bëhet nga bima e njomë, shumica e njerëzve e përdorin në variantin e thatë. Çaji ndihmon me shëndetin e aparatit tretës dhe përmban antioksidantë natyralë.

Plot me flavonoidë dhe antioksidantë.

Në vitin 2011, revista “Journal of Ethnopharmacology” publikoi një studim mbi përmbajtjen e flavonoidëve në bimët (plot 150) që bëjnë pjesë në varietetin Sideritis. Studiuesit zbuluan se bimët e familjes Sideritis përmbanin substanca të rëndësishme që luftonin mikrobet, inflamacionin si dhe antioksidantë, siç janë flavonoidët. Të gjitha këto bimë përmbanin vajra esencialë.

Ul tensionin e gjakut.

13Një publikim i vitit 2012 në “Journal of Physiology and Pharmacology” zbuloi se ekstraktet që vinin nga familja e bimëve Sideritis ulnin nivelet e tensionit të gjakut dhe qetësonin enët e gjakut. Studimi i kryer mbi kafshët nxorri në pah se doza domethënëse të ekstrakteve në fjalë ndihmonin në zgjerimin e enëve të gjakut, uljen e tensionit të gjakut dhe uljen e presionit ndaj zemrës. Studimet gjithashtu konfirmuan rolin pozitiv të këtyre bimëve për shëndetin e zemrës. Megjithatë, vëzhgime të mëtejshme janë të nevojshme përpara se çaji i malit të merret në konsideratë për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Mbron sistemin tretës.

Në vitin 2012, “Planta Medica” publikoi rezultatet e një studimi të kryer tek kafshët mbi efektet e çajit të bimëve të Sideritis në shëndetin e sistemit tretës dhe kundër çrregullimeve të tij. Studiuesit zbuluan se pirja e çajit të malit nga bima e Sideritis ulte inflamacionin në sistemin tretës, falë pranisë së fenolëve dhe antioksidantëve që gjenden natyralisht në këto bimë. Studiuesit zbuluan gjithashtu se inflamacioni dhe toksiciteti uleshin për një periudhë afatgjatë si pasojë e aftësive mbrojtëse të çajit të malit. Rezultatet e këtij studimi janë mjaft premtuese, por kërkime të tjera janë të nevojshme mbi përdorimin e çajit të malit kundër problemeve dhe komplikacioneve në këtë sistem.

Përgatitja e çajit të malit.

Green-Tea-weight-lossPërgatitja e çajit të malit nga bima e freskët kërkon përdorimin e luleve, kërcenjve dhe gjetheve të plota të të gjithë bimës. Ju mund t’i hidhni ato në ujë të nxehtë dhe të ulni temperaturën, duke mundësuar zierjen e lëngut për pesë deri në 10 minuta. Shija e këtij çaji është tokësore, por nëse përdorni lulet, do të ndjeni edhe aromën e tyre. Këtij çaji mund t’i shtoni mjaltë, qumësht ose limon sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë

One thought on “Vlerat e Fuqishme të Çajit të Malit…

Leave a comment