Archives

Lëngu i limonit në vend të ilaçeve.

 

leng-le

 

Pini lëng limoni në vend të ilaçeve nëse keni një nga këto 8 probleme

 

 

Lëngu i limonit është i pasur me vlera ushqyese, sidomos flavonoide, të cilat kanë veti antioksiduese shumë të mira. Studime të ndryshme kanë vërtetuar se lëngu i limonit është i mirë për diabetin, tensionin e lartë të gjakut, temperaturën, kapsllëkun, tretjen dhe shumë probleme të tjera me shëndetin. Ai është e mirë edhe për lëkurën dhe dhëmbët.

Sipas Shoqatës Amerikane të Urologjisë, limonada ose lëngu i limonit ndihmon në heqjen e gurëve në veshka.

oil4

Këto 8 probleme me shëndetin mund të trajtohen më mirë me lëng limoni sesa ilaçe.

Rënia në peshë – Sipas studimeve të fundit, sasia e lartë e pektinës tek lëngu i limonit ndihmon në rënien në peshë. Fibra gjithashtu është shumë e mirë për rënien në peshë.

Probleme me lëkurën – Antioksiduesit tek lëngu i limonit ndihmojnë për heqjen e akneve, puçrrave dhe rrudhave të moshës në fytyrë. Ata pastrojnë gjithashtu gjakun dhe rigjenerojnë lëkurën.

Largon toksina nga trupi – Lëngu i limonit është gjithashtu një agjent i mirë detoksifikues, i cili ndihmon për largimin e substancave toksike në trup.

Ndihmon në pastrimin e zorrëve – Limonët janë të pasur me fibër pektin, i cili stimulon lëvizjen e rregullt të zorrëve duke i mbajtur të pastër.

Balancon nivelin e pH-ës – Një gotë ujë të ngrohtë me limon në mëngjes rikthen balancën e nivelit të pH-ës në trup.

Ndihmon me tretjen – Lëngu i limonit përmirëson tretjen duke stimuluar prodhimin e një lëngu që quhet “bile” i cili nxirret nga mëlçia dhe ruhet në fshikëzën e tëmthit.

Parandalon rritjen e baktereve

Inflamacion dhe dhimbje – Lëngu i limonit është i mirë gjithashtu për lehtësimin e dhimbjeve, sidomos në gjunjë. Të moshuarit duhet patjetër që ta konsumojnë këtë lëng që mos të kenë probleme me kockat.

 

Advertisements

Fuqitë dhe Vlerat Fantastike të Limonit Jeshil…

Limoni jeshil, apo siç njihet ‘lime’ është një nga agrumet më të përdorura në botë. Është më i vogli nga të gjithë agrumet dhe e ka prejardhjen nga Azia Juglindore. Së fundmi ky frut po kultivohet edhe në Shqipëri krah portokalleve, mandarinave dhe limonëve të verdhë.

3.jpg

Më poshtë do të gjeni listën e vlerave të limonave jeshilë:

  • Limoni jeshil është një agrume kokërrvogël, me lëkurë dhe tul në ngjyrë të gjelbër. Tuli i limonit jeshil është i thartë por ky frut përmban dyfishin e lëngut në krahasim me limonin kokërrmadh me ngjyrë të verdhë. Lëngu i limonit jeshil është pjesë e pijeve më të mira që shuajnë etjen. Përmbajta e acidit tek limoni jeshil ngadalëson oksidimin që ndodh tek frutat dhe perimet e prera, të cilat kanë tendencën të nxihen. Rrjedhimisht, lëngu i limonit jeshil parandalon çngjyrosjen e frutave dhe perimeve duke ruajtur cilësinë e tyre.
  •  Limoni jeshil përmban më shumë vitaminë C se sa limoni i verdhë. Një gotë me ujë të ngrohtë, lëng limoni jeshil dhe një lugë çaji me mjaltë përbën kurën ideale kundër të ftohtit dhe kollës së thatë.
  •  Lëngu i limonit jeshil është fantastik për rastet kur ndiheni sikur keni mangësi vitaminash dhe lodhje. Përmbajtja e pektinës tek pjesa e tulit ndihmon në uljen e kolesterolit në gjak.
  •  Vitamina C që gjendet tek limoni jeshil rrit rezistencën e trupit ndaj sëmundjeve, përshpejton shërimin e plagëve dhe parandalon dëmet në sy. Ajo gjithashtu ndihmon në shëndetin e dhëmbëve dhe kockave në trup. Parandalon prishjen e dhëmbëve, karieve dentare, dhimbjeve të dhëmbit, gjakosjes së mishrave të dhëmbëve dhe brishtësinë e kockave.
  •  Lëkura e limonit përmban një lloj vaji që përdoret në mjekësi për përmirësimin e tretjes . Kryesisht lëkura e limonit jeshil është plot vlera në trajtimin e çrregullimeve me tretjen.
  •  Lëngu i limonit jeshil ndihmon kundër konstipacionit, sidomos nëse pihet në mëngjes i shoqëruar me ujë të vakët.
  •  Acidi citrik tek limoni jeshil ndërvepron më së miri në kurimin e ulçerës peptike.
  •  Nëse vuani nga pezmatimi i syrit mund të hidhni në sy disa pika me lëng limoni të përzier me ujë të vakët. Për më tepër, ju mund ta përzieni lëngun e limonit jeshil me ujë të pastër trëndafili në sasinë 1 me 4, dhe ta përdorni për rastet e perdeve të syve të shkaktuar nga plakja.
  • Lëngu i limonit i tretur në ujë të ngrohtë është me vlera edhe kundër cisteve dhe hemoragjisë. Ky lëng i ëmbëlsuar me mjaltë duhet pirë çdo mëngjes me stomak bosh kundër obezitetit.
  •  Limoni jeshil përmban limonenë, një substancë fitokimike, që luan rol pastrues dhe detoksifikues kundër helmimit nga bakteret. Lëkura e limonit përdoret për të zbutur dhe ushqyer lëkurën e thatë, duke i kthyer asaj butësinë dhe shkëlqimin e munguar.

Si të trajtoni kollën me limon jeshil dhe mjaltë.

Ka dy arsye përse duhet ta përdorni limonin jeshil dhe mjaltin kundër kollës dhe sidomos në rastet e kollës së duhanpirësve. Së pari, ky kombinim hollon sekrecionet në organizëm duke ndihmuar në nxjerrjen e tyre dhe së dyti ndalon kollën që shkakton dhimbje dhe prish gjumin. Mjalti është antioksidant dhe zbut fytin e lënduar nga kolla.

Hapi i parë– Zieni limonin jeshil të plotë në ujë deri sa të zbutet për 5 deri në 7 minuta. Më pas, prijeni limonin në gjysmë dhe shtrydhni lëngun në një gotë. Pjesën e mbetur të ujit ruajeni.

Hapi i dytë– Në lëngun e limonit shtoni të njëjtën sasi të mjaltit. Mjalti në ngjyrë të errët ka më shumë ushqyes. Antioksidantët e mjaltit janë gjithnjë në varësi të ushqimit të preferuar të bletëve.

Nëse besoni se kolla juaj shkaktohet nga alergjitë, atëherë përdorni mjaltë të vendit për të zbutur këto simptoma alergjike.

Hapi i tretë– Konsumoni një lugë gjelle me lëngun e limonit dhe mjaltin tre herë në ditë kundër kollës.

Hapi i katërt– Nëse dëshironi lëngun e përqendruar të limonit jeshil dhe mjaltit mund ta holloni me ujin e zier dhe ta pini si çaj. Është e rëndësishme që limoni jeshil që përdorni të jetë organik, të mos ketë pesticide ose dyll që mund të ndosin ujin. Kujdes! Mjalti nuk këshillohet të përdoret nga fëmijët nën moshën 1 vjeçare. Këshillë Mjalti i luleve përmban sasinë më të lartë të antioksidantëve.

Ju bëftë mirë

Luleshtrydhe plot lëng, plot me vlera ushqyese në shtëpitë tuaja….

Luleshtrydhet e rritura në kushtet e shtëpisë janë plot shije dhe për më tepër shumë të freskëta. Luleshtrydhja është edhe frut edhe një bimë dekorative. Për rrjedhojë, është perfekte për t’u rritur në kopësht apo saksi. Nëse keni fëmijë, do të zbuloni se luleshtrydhja është bima më e mirë për t’i prezantuar fëmijës artin e kopshtarisë. Zgjedhjet janë të shumta dhe gjithnjë të bazuara në hapësirën që ju mund të gjeni për të rritur këto fruta të shijshme. 

Nëse keni buxhet të limituar, rritja e frutave organike mund të kthehet në sfidë, por luleshtrydhet organike nuk njohin asnjë rival. 

Si të rrisni me duart tuaja luleshtrydhet më të shijshme në botë.

 Zgjidhni vendin e duhur. Zgjidhni një vend ku nuk ka shkurre dhe që ndriçohet nga dielli për të paktën 8 deri në 10 orë në ditë. Toka duhet të jetë e kulluar mirë dhe niveli i pehashit, nëse mund ta masni, duhet të jetë mes 6 dhe 6.2. 

Jepuni hapësirë. Nëse keni kopsht, atëherë mbillini luleshtrydhet në rreshta ku çdo fidan duhet të jetë 45-50 centimetra larg njëri tjetrit. Zona e rrënjës së të gjithë kultivarëve të luleshtrydheve kanë nevojë për vaditje të mjaftueshme çdo ditë. Pas vjeljes, mund të riorganizoni fidanët duke krijuar më shumë hapësirë mes tyre dhe duke i mbuluar rrënjët me pleh organik. 
Mbledhja e luleshtrydhes. 

  • Kokrrat e pjekura dalin në pah 30 ditë pasi bima ka çelur. Kur këto kokrra janë plotësisht të kuqe, atëherë provojeni një prej tyre që të kuptoni nëse është e pjekur sipas shijes suaj apo jo. Me këto luleshtrydhe mund të bëni disa prej sallatave më të mira të frutave përgjatë gjithë verës. Nëse nuk dëshironi t’i konsumoni menjëherë, atëherë zgjidhni një enë të thellë dhe futini aty të mbështjella me letër kuzhine. Futini në frigorifer dhe  shpëlajini me ujë vetëm përpara servirjes. Farat apo bimët e luleshtrydhes mund t’i gjeni në çdo treg në qytetin ku jetoni. 
  • Luleshtrydhen mund ta rrisni edhe që nga fara. Mbushni një saksi me grykë të gjerë me dhe. Vaditeni në mënyrë të bollshme. Me gishta mund të krijoni vrima të thella në hapësirë nga njëra tjetra. Vendosni nga 3 fara në çdo vrimë. Farat janë aq të vogla saqë në shumë raste, njerëzit përdorin mjete të holla për të transferuar farat nga paketimi në vazo. Më pas mbulojeni të gjithë enën me një mbulesë plastike kuzhine për të mbrojtur farat. 
  • Vendoseni saksinë në një vend me diell dhe vaditini farat. Dheu duhet të jetë i lagësht, por jo me shumë ujë. Kontrollojeni çdo ditë për t’u siguruar se dheu nuk thahet. Kur farat të kenë lulëzuar hiqeni mbulesën plastike, sepse kur fidanët e rinj të kenë dalë në sipërfaqe, ato do të kenë nevojë për hapësirë. Krasitini fidanët, duke hequr gjethet e panevojshme apo kërcejtë e vegjël që mbijnë përgjatë bimës. Sigurohuni që të kenë hapësirë të mjaftueshme mes tyre.

Vlerat e rralla të Kajotës, perimes dardhë…

​A keni vënë re në tregje një perime të re që ngjan si një dardhë por ka shijen e kungullit? 

 

Kjo perime mban emrin Kajota, por ndryshe njihet edhe si perimja dardhë. Kjo perime është pjesë e familjes botanike që përfshin edhe trangullin dhe kungujt. Bima e kësaj perimeje kërkon një tokë të lagësht por me një sistem kullimi të mirë dhe një mot të ngrohtë. Në habitatin e tyre natyral, kjo bimë hardhi arrin edhe të kapërcejë pemët e larta dhe të rritet krah tyre. 

Nëpër ferma, rritja e bimës së Kajotës është më e kontrolluar. Hardhitë e kajotës çelin lule të bardha të vogla që pllenohen nga bletët. Perimet dardhë piqen dhe janë gati për t’u mbledhur 30 ditë pas pllenimit. Çdo bimë mund të prodhojë deri në 150 kokrra në një stinë. Kokrrat e kajotës kanë një ngjyrë të gjelbër të çelët ose të verdhë. Në disa raste, lëkura e tyre është e lëmuar dhe në disa raste me gjemba. Tuli i Kajotës është i bardhë dhe përmban një bërthamë të bardhë në formë vezore. Shija e kajotës është relativisht e ëmbël, madje mund të krahasohet me kungullin. 

Vlerat shëndetësore të Kajotës.
 Ashtu si edhe kungulli, Kajota është një nga perimet që përmbajnë pak kalori: 16 kalori në 100 gramë. Kjo perime nuk përmban yndyrna të ngopura apo kolesterol. Megjithatë ajo është e pasur me fibër dietike, minerale dhe vitamina. Duke qenë se është një perime me pak kalori dhe e pasur me fibër, rekomandohet shpesh për ata që duan të ulin nivelin e kolesterolit dhe të mbajnë peshën nën kontroll. 

Kajota është një burim i pasur i kompleksit të vitaminës B, dhe folatit. Në 100 gramë të kësaj perime gjeni 23% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminave. Ndikimi dhe roli i folatit para dhe gjatë shtatzanisë është i jashtëzakonshëm. 

Dardhat Kajote janë një burim i mirë i vitaminës C. dhe i kompleksit të vitaminës B si thiamina, riboflavina, dhe minerale si hekuri, mangani, fosfori, zinku dhe bakri. 

Përzgjedhja e kajotës dhe ruajtja.

 Zgjidhni gjithmonë kokrrat e një madhësie mesatare, me ngjyrë të freskët si ajo e mollës jeshile dhe të forta. Kokrrat me një përmasë të madhe kanë lëkurë dhe tul më të fortë që nuk shijon shumë. Shmangni furnizimet me kokrra të vjetra dhe kini kujdes për lëkurën e kajotës që ajo mos të jetë e nxirë, e gërvishtur, e çarë. Në shtëpi, ruajini në një qese letre në frigorifer për deri në 3 javë. Kokrrat e mëdha dhe ato të vjetra prishen shpejt, ndaj nuk duhet t’i konsumoni me vonesë. 

Përgatitja dhe servirja. 

Kajotat mund të përdoren në sallata të ndryshme siç është ajo e lakrës. Lajeni kajotën mirë me ujë të bollshëm. Fërkojeni nëse lëkura është shumë e ndotur. Prisni bishtin dhe fundin e saj. Nëse keni kokrra të freksëta dhe të vogla nuk duhet hequr lëkura, por kokrrat e mëdha duhen qëruar. Në momentin e qërimit, kokrrat e mëdha lëshojnë një lëng që mund të shkaktojë irritimin e lëkurës. Mbani doreza dhe përdorni ujë të rrjedhshëm. Priteni dardhën në copa dhe shtojeni në sallatat që kombinohen me lakër, panxhar, pastinak, fruta deti, kërpudha, qepë, misër, djathë dhe fruta.

                           Ju bëftë mirë.

 Vlerat fantastike të kombinimit të Hurmës Arable, Fikut të Thatë dhe Cajit të Malit…

​Kjo komposto shtëpie sjell një kombinim unik dhe plot gjallëri të hurmave të arabisë, fiqve të thatë, shijes së portokallit dhe kanellës. Siç do ta gjeni në vijimin e leximit kësaj kompostoje mund t’i përdorni lëngun, por edhe mushtin që mund ta shtoni nga ëmbëlsirat deri tek akulloret tuaja. 

PËRBËRËSIT :

  •  1 lugë sheqer të errët 
  • 6 fiq të thatë të copëtuar 
  • 6 hurma arabie të copëtuara 
  • 1 gotë ujë 
  • Një majë luge çaji kripë deti 
  • Gjysëm luge çaji kanellë 
  • 1 portokall të cilit i përdorim lëkurën dhe lëngun 

Përgatitja:

Shtoni të gjithë përbërësit në një tigan të vogël në temperaturë të mesme dhe përzijini vazhdimisht. Lëreni masën të vlojë për 2-3 minuta më pas uleni temperaturën në minimum për 20 minuta. Më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Duke përdorur pjesën e pasme të lugës, shtypeni masën në një sitë të hollë kulluese që të përfitoni të gjithë lëngun. Pjesën e mushtit ndajeni veç pasi edhe kjo mund të konsumohet si shtesë në embëlsirat tuaja Ju mund të merrni maksimumin e të gjitha vlerave të dobishme shëndetësore të hurmave të arabisë dhe fiqve të thata duke shtuar 3-4 lugë nga kjo komposto tek filxhani i çajit tuaj të malit, të cilin mund ta konsumoni të ngrohtë apo të ftohtë gjatë këtyre ditëve të ngrohta të pranverës. Ajo që do të shijoni, do të jetë një delikatesë për shijen tuaj dhe do të bëjë mrekulli për shëndetin e organizmit. 

Zbuloni vlerat e mrekullueshme shëndetësore të këtij kombinimi.

Hurmat 

Shëndeti i zemrës. Kaliumi që gjendet tek hurmat ul rrezikun e goditjeve në tru. Për më tepër, nëse përfshini hurmat në ushqimin tuaj do të ulni nivelin e kolesterolit të keq. 

Nivelet e energjisë. Hurmat e Arabisë janë të mbushura me sheqerna natyralë që përfshijnë: fruktozën, sukrozën dhe glukozën. Kjo i bën ato një ushqim special për ata që kanë nevojë të rrisin nivelet e energjisë. 

Aparati tretës. Hurmat e arabisë përmbajnë sasi të konsiderueshme të fibrës së tretshme që është thelbësore për një sistem të mirë. Për më tepër, hurmat forcojnë bakteret e mira në stomak. 

Trajtojnë dhe parandalojnë aneminë. Anemia prek shumë njerëz, nevojat e të cilëve për hekur janë të mëdha. Hurmat janë një burim i shkëlqyer i hekurit, që i bën ato të domosdoshme kundër anemisë. 

Kockat, gjaku dhe sistemi imunitar. Hurmat përmbajnë magnez, mangan dhe selen. Këto minerale janë të nevojshme për të mbajtur kockat të forta dhe gjakun të shëndetshëm. 

Fiqtë e thatë 

Fiqtë e thatë konsiderohen si një ndër frutat që kanë më tepër ndikim pozitiv në shëndetin e njeriut. Fiqtë e thatë kanë veti tretëse të shkëlqyera, për shkak të enzimave të cilat bëjnë të mundur asimilimin e ushqimeve dhe substancave si kalciumi, hekuri, kaliumi, magnezi dhe shumë vitamina.

 Fiqtë luftojnë inflamacionet e mushkërive dhe ato të rrugëve urinare, por edhe kolitin e gastritin. Ruajnë shëndetin e syve, lëkurës, kockave dhe dhëmbëve, kjo falë substancave ushqyese që kanë në përbërjen e tyre. Fiqtë zëvendësojnë produktet e qumështit. Janë të pasur me kalcium ndaj janë alternativë e shkëlqyer për ata që s’mund të pinë qumësht ose kos. Fiqtë largojnë pagjumësinë. Tritofani në fiq ndihmon në shërimin e pagjumësisë dhe çrregullimit të gjumit. Përbërja minerale ndikon mirë te sistemi nervor.

                       Ju bëftë mirë.

Hudhrat e njoma si mrekulli pranverore…

20170216165301437

Hudhrat e njoma paralajmërojnë ardhjen e pranverës. Prania e tyre në tregjet e fruta-perimeve tregon se stinët e ngrohta po afrojnë. Nga marsi në maj, kjo është periudha e tyre. E ndërsa shumë prej nesh stepen për konsumin, duke menduar aromën jo fort të këndshme, studiuesit i rekomandojnë për shkak të vetive që hudhrat kanë për organizmin tonë. Nuk është e thënë të konsumohen vetëm të gjalla dhe të freskëta, përdorini në gatime, për të marrë të gjitha përfitimet që ato ofrojnë.

Hudhrat e njoma shqiptare kanë një veçori shumë të rëndësishme. Ato vijojnë të jenë e njëjta farë tradicionale si ajo e kohëve të shkuara dhe ruajnë të njëjtën shije dhe vlera. Mbi të gjitha janë produkte të tokës dhe zhvillimi i tyre nuk është i ndikuar nga asnjë stimulant apo substancë tjetër duke i bërë hudhrat e njoma shqiptare një nga perimet më të pastra dhe të sigurta.

Çfarë përmban hudhra e njomë?

Hudhra e njomë, ashtu si hudhra e thatë përdoret për të kuruar gripin e thjeshtë e deri për parandalimin e sëmundjeve të rënda. Përdoret për të kuruar probleme që lidhen me sistemin e gjakut dhe zemrën, përfshirë kolesterolin e lartë, parandalimin e atakut të zemrës dhe sëmundjeve koronare. Shumë e përdorin për të parandaluar problemet me zhvillimin e qelizave të dëmshme të mushkërive, të prostatës, të gjirit e të stomakut. Një lëndë përbërëse e hudhrës shërben si lëndë kuruese për sëmundjet e zemrës dhe e mbron atë.

Hudhra ndikon edhe në përmirësimin e parametrave lipidë të gjakut, forcon potencialet antioksidante dhe shkakton ulje të tensionit. Në fjalë të tjera hudhra ndikon në uljen e kolesterolit dhe kurimin e tensionit të lartë. Një studim lidh hudhrën me uljen e rrezikut të lindjes së parakohshme, si pasojë e lëndëve antimikrobiale dhe prebiotike që ajo përmban. Studime të tjera tregojnë se hudhra përmban një lëndë që mbron mëlçinë nga dëmtimet që shkaktohen nga përdorimi i alkoolit.

28a270d196c076fde11ec18ddc42405d

Si ta zgjedhim hudhrën e njomë?

Hudhra e njomë duhet të ketë kërcell të fortë, pa pjesë të zbutura dhe gjethet e saj duhet të kenë ngjyrë jeshile të fortë. Në rast se rreth pjesës së kërcellit është formuar një shtresë e butë, ajo duhet të hiqet gjithmonë.

Si të ruajmë hudhrën e njomë?

Mbështilleni mirë me letër dhe futeni në frigorifer. Kini kujdes gjatë mbështjelljes pasi aroma e saj e fortë do të përhapet kudo.