Archives

Perimja e purpurt me vlerat e saj fantastike për organizmin…

20160311145355762786Është një nga perimet më interesante. Ngjyra e purpurt e ndezur të bën të mendosh se po flasim për një frut pasioni. Por, pasi të keni lexuar për të gjithë të mirat dhe vlerat e tij, me siguri që do t’ju lindë dhe pasioni dhe për këtë super perim.

Panxhari i kuq është një nga perimet më të mira të botës dhe kultivohet gjerësisht në tokat më pjellore të cdo vendi. Vërtet është i vogël, por bën një punë shumë të madhe në trajtimin e anemisë, tretjes, konstipacionit, problemeve me veshkat, lëkurën dhe sëmundjet e zemrës. Por prisni, nuk kemi mbaruar. Panxhari gjithashtu ju ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, parandalon formimin e perdeve të syrit dhe problemet e frymëmarrjes. Të gjitha këto i adresohen përbërjes së pasur të panxharit me vitamina dhe minerale.

 Vlerat e panxharit.

1 (1)Panxhari i kuq ka shumë vlera shëndetësore, duke qenë se është i pasur me vitamina, minerale dhe përbërës organikë si karotenoidi, vitamina C, magnezi, hekuri, bakri dhe fosfori, duke qenë në të njëtën kohë dhe një burim i shkëlqyer me flavanoide. Ata kanë shumë pak kalori, nuk përmbajnë kolesterol, por kanë dhe përmbajtjen më të lartë të sheqerit nga të gjitha perimet.

I mirë për zemrën. Fibrat që ndodhen tek panxhari i kuq ndihmojnë për të ulur nivelin e triglicerideve dhe kolesterolit, duke ngritur nivelin e kolesterolit të mirë. Trigliceridet në nivel të lartë rrisin shumë mundësinë për të pasur një atak kardiak, ndërkohë që konsumi i panxharit e ul këtë nivel, falë përbërësve të tij.

Redukton defektet në lindje. Panxhari është një produkt i shkëlqyer për gratë shtatëzëna, duke qenë se është një burim i mirë për vitaminë B folat, që ndihmon në zhvillimin e shtyllës kurrizore tek bebet. Mungesa e folatit sjell një sërë defektesh tek të porsalindurit.

imagesParandalon zhvillimin e qelizave të dëmshme. Studimet kanë treguar se panxhari është i mirë në parandalimin e qelizave të dëmshme të lëkurës, mushkërive dhe sistemit tretës, duke qenë se përmban pigmentin betacianinë, i cili pengon zhvillimin e tyre.

Parandalon perdet e syve. Prezenca e beta-karotenit, që është një formë e vitaminës A, ndihmon në parandalimin e kataraktit, ose perdes së syrit, dhe problemeve të tjera të dobësimit të shikimit, që vijnë si pasojë e moshës. Vitamina A konsiderohet një antioksidant shumë i fuqishëm që përfshihet në shumë aktivitete të rëndësishme të trupit të njeriut.

Afrodiziak. Vërtet thamë që ngjan me një frut pasioni, por e vërteta është që panxhari mund të jetë një afrodiziak i vërtetë. Panxhari rrit dëshirën dhe fertilitetin duke bërë që të jeni të shëndetshëm dhe me shumë energji.

7387d028e574486186e5702ed5834b1dKujdes! Panxhari përmban një element të njohur si oksalat. Konsumimi me tepricë i panxharit kristalizon lëngjet e trupit. Njerëzit që kanë probleme me veshkat ose me fshikëzën e urinës, nuk duhet të konsumojnë panxhar, sepse mund të përkeqësojnë gjendjen e gurëve në veshka.

Përdorimi në lashtësi. Në lashtësi panxhari përdorej për të kuruar temperaturën dhe konstipacionin. Në Mesjetë, ai përdorej për të shëruar problemet e tretjes, ndërkohë që gjethet e panxharit përdoreshin për të shëruar plagët.

Shijojeni!!!

Përfitimet shëndetësore nga gjethet e dafinës…

20Gjethet e dafinës janë krejt ndryshe nga çdo erëz ose barishte e thatë që mund të kemi në kuzhinë. Në çdo gatim, të gjitha erëzat dhe barishtet e tjera përdoren dhe konsumohen deri në fund, ndërkohë që gjethet e dafinës duhen hequr nga ushqimi përpara servirjes. Gjethet e dafinës janë të pasura me përbërës bimorë, vitamina dhe minerale plot vlera. Grekët dhe romakët e lashtë kanë qenë aq të apasionuar pas dafinës sa besonin se kjo gjethe ishte simbol i zgjuarsisë, paqes dhe mbrojtjes.

Më poshtë do të lexoni vlerat e pasura të dafinës.

 Trajtimet e diabetit: Gjethet e dafinës janë efikase në trajtimin e diabetit të llojit 2. Ato ulin nivelet e glukozës në gjak, kolesterolit dhe trigliceridet. Për të përfituar rezultatet maksimale, gjethet duhen shkërmoqur, pluhuri i tyre të përfshihet në ushqim dhe të konsumohet për 30 ditë. KoKONICA MINOLTA DIGITAL CAMERAnsumimi i dafinës pluhur do të ulë nivelet e sheqerit në gjak dhe do të rregullojë funksionet e zemrës.

Antioksidantët tek gjethja e dafinës e ndihmojnë trupin të përpunojë insulinën në mënyrë më efikase. Kjo veti e bën dafinën një zgjedhje të mirë për njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe ata, organizmi i të cilëve ka rezistencë të lartë ndaj insulinës.

Ndihmon tretjen: Gjethet e dafinës ndihmojnë tretjen dhe shmangin çrregullimet në këtë sistem. Nëse pini çaj dafine mund të luftoni aciditetin e lartë në stomak dhe të zgjidhni problemin e lëvizjeve të çrregullta të zorrëve. Gjethet e dafinës përmbajnë enzima që mundësojnë shpërbërjen e proteinave dhe rrjedhimisht ato janë një zgjedhje e shkëlqyer për dietat jo-vegjetariane. Merrni 5 gramë me gjethe dafine, shtoni xhenxhefil dhe ziejini së bashku në 200 ml ujë deri sa të mbetet ¼ e ujit. Shtoni mjaltë dhe pijeni lëngun dy herë në ditë.


Sistemi kardiovaskular:
Fitoushqyesit tek gjethet e dafinës janë të fuqishëm. Ato janë një mburojë e mirë kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Këto gjethe përmdafina_1487953164-5752993bajnë substanca të vlefshme siç janë rutina, salicylates, acidi kafeik dhe fitoushques që forcojnë shëndetin e zemrës dhe përmirësojnë funksionet e saj. Ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe ankthi duhet të ziejnë tre gramë me gjethe dafine dhe 3-4 gramë me lule të trëndafilit të egër në 300 ml ujë. Lëngu duhet të ziejë deri sa të mbetet 75 ml e ujit. Kullojeni dhe pijeni.

Infeksionet dhe të ftohtit: Gjethet e dafinës janë efikase kundër infeksioneve dhe simptomave të të ftohtit dhe gripit. Në rastet kur vuani nga probleme me frymëmarrjen, zieni 2-3 gjethe dafine në ujë. Lëreni të ftohet për 10 minuta. Zhysni një napë në lëng dhe më pas vendoseni në kraharor për ta çliruar nga bllokimet e shkaktuara nga i ftohti, kolla dhe virozat. Çaji i gjetheve të dafinës është efikas kundër temperaturës. Nëse vuani nga tështimat e përsëritura zieni disa gjethe dafine në 200 ml ujë deri sa të mbetet ¼ e tij. Kullojeni dhe pijeni lëngun.

lorbeerteeNë ndihmë të gjumit: Nëse konsumoni gjethe dafine nëpërmjet çajit, përpara fjetjes do të keni një gjumë të mirë dhe të qetë. Ky çaj bën mrekullira. Problemet me veshkat: Gjethet e dafinës ndihmojnë kundër infeksioneve dhe gurëve në veshka. Zieni 5 gramë me gjethe dafine në 200 ml ujë deri sa të mbetet 50 ml e tij. Kullojeni dhe lëngun pijeni dy herë në ditë. Ky lëng do të parandalojë formimin e gurëve.

Lëkura: Gjethet e dafinës largojnë stresin nga lëkura dhe parandalojnë shfaqjen e njollave dhe rrudhave. Hidhni 5 gjethe të thata të dafinës në dy gota ujë. Ziejeni lëngun për 2 minuta në një çajnik të mbyllur. Hidheni lëngun e zier dhe mbajeni fytyrën sipër enës duke mbuluar kokën me një peshqir. Avulli do t’i vijë lëkurës suaj në ndihmë.

Kumbullat shahine – të thartat plot vlera dhe shije…

Fundi i Prillit, Maji, Qershori dhe Korriku janë muajt e vetëm të vitit për të shijuar Kumbullat Shahine. Të gjithë i kujtojnë si kumbullat e fëmijërisë dhe secili mban mend me saktësi se sa copë blije me një sasi parash.

Kumbullat Shahi45ne janë ato të rrumbullaktat e gjelbra, shpesh të tharta dhe aspak të buta në kafshim që të gjithë ja kujtojmë shijen.  Në të vërtetë në botë emri i tyre ‘Janerik’ vjen nga turqishtja e vjetër dhe ka një kuptim të mrekullueshëm. Janerik do të thotë thjesht Kumbulla e Shpirtit. Ndoshta prandaj nuk e harrojmë dot asnjëherë. Në disa zona  kumbullat shahine përdoren gjerësisht në kuzhinë për përgatitjen e reçelit dhe ëmbëlsirave të ndryshme, ndërkohë që ato kanë gjetur përdorim edhe në mjekësinë popullore.

Frutat e saj të papjekura kanë një shije të thartë ndërsa në kohë
n e pjekjes ato janë më të ëmbla. Në mjekësinë popullore përdoren frutat, farat e bërthamave dhe gjethet. Kumbullat Shahine si fruta janë shumë të dobishme dhe të pranueshme nga stomaku, kanë veti të mira tretëse, freskuese, janë pastruese të lehta të aparatit tretës, pasurojnë gjakun me elemente të reja dhe luftojnë aneminë. Përdoren me sukses kundër sëmundjeve të mëlçisë.

Kumbullat konsu12mohen të freskëta, por me to përgatitet reçel, marmelatë, shurup, raki, etj. Kumbullat pëlqehen edhe kur s’kanë arritur pjekurinë e plotë; ato janë freskuese, shuajnë etjen dhe hapin oreksin. Kumbulla është një frut diuretik shumë i mirë pasi largon ujërat e tepërta nga organizmi. Frutat e kumbullës kanë vlera të larta ushqimore. Ato përmbajnë 8-20 për qind sheqer natyral, acide dhe pektinë. Kumbulla shahine përmban kripëra minerale të kalçiumit, kaliumit, magnezit dhe të hekurit. Kumbulla është e pasur me kalori, proteina dhe vitamina A, C, B6 dhe D. Vetitë shëndetësore të

Kumbulla Shahine përmirëson sistemin tretës dhe forcon trupin që të jetë më rezistent ndaj sëmundjeve. Ruan shëndetin e zemrës, parandalon ngritjen e kolesterolit në gjak, atakun në zemër, çrregullimet e rrahjeve të zemrës. Këto fruta ndihmojnë sistemin tretës, lëvizjen dhe pastrimin natyral të zorrëve. Përmirëson shikimin.

Ngrënia e tre kokrrave të kumbullës në ditë, zvogëlon rrezikun e degradimit molekular. Kumbullat mbrojnë oksidimin e kolesterolit në enët e gjakut dhe aktivizojnë punën e veshkave. Ato ndihmojnë formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe ndalojnë aneminë. Kumbullat Shahine largojnë toksinat nga trupi dhe lodhjen. Ato janë të dobishme për të sëmurët me diabet dhe funksionojnë edhe si parandaluese e tij.

Kumbulla ndihmon për shëndetin dhe formimin e kockave, përmirësojnë densitetin e tyre që shkaktohe9t nga mosha. Ndihmojnë shëndetin e sistemit nervor, përmirësojnë kujtesën, largojnë stresin, përmirësojnë gjumin dhe oreksin. Me bollëkun e vitaminave që ato kanë, kumbullat shahine parandalojnë infeksionet që çojnë në sëmundjen e gripit, janë të dobishme për gratë
shtatzëna, shëndeti e qelizave të gruas dhe zhvillimin e kockave të fëmijës.

Kumbullat Shahine mbrojnë lëkurën nga ndikimi i radikaleve të lira, përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe metabolizmin, ruajnë lëkurën nga shfaqja e akneve të rinisë. Kumbullat parandalojnë shfaqjen e rrudhave, ripërtërisin qelizat e lëkurës dhe shërojnë plagët.  Kumbullat shahine e bëjnë lëkurën më rezistuese ndaj rrezeve të diellit. Ngrënia e tyre ndihmon për flokë të shëndetshëm dhe të fortë, madje arrijnë të largojnë zbokthin. Me pak fjalë, mos i ndani kumbullat shahine nga vetja. Konsumojini se vijnë vetëm një herë në vit.

Shijojini.

 

Hudhrat e njoma si mrekulli pranverore…

20170216165301437

Hudhrat e njoma paralajmërojnë ardhjen e pranverës. Prania e tyre në tregjet e fruta-perimeve tregon se stinët e ngrohta po afrojnë. Nga marsi në maj, kjo është periudha e tyre. E ndërsa shumë prej nesh stepen për konsumin, duke menduar aromën jo fort të këndshme, studiuesit i rekomandojnë për shkak të vetive që hudhrat kanë për organizmin tonë. Nuk është e thënë të konsumohen vetëm të gjalla dhe të freskëta, përdorini në gatime, për të marrë të gjitha përfitimet që ato ofrojnë.

Hudhrat e njoma shqiptare kanë një veçori shumë të rëndësishme. Ato vijojnë të jenë e njëjta farë tradicionale si ajo e kohëve të shkuara dhe ruajnë të njëjtën shije dhe vlera. Mbi të gjitha janë produkte të tokës dhe zhvillimi i tyre nuk është i ndikuar nga asnjë stimulant apo substancë tjetër duke i bërë hudhrat e njoma shqiptare një nga perimet më të pastra dhe të sigurta.

Çfarë përmban hudhra e njomë?

Hudhra e njomë, ashtu si hudhra e thatë përdoret për të kuruar gripin e thjeshtë e deri për parandalimin e sëmundjeve të rënda. Përdoret për të kuruar probleme që lidhen me sistemin e gjakut dhe zemrën, përfshirë kolesterolin e lartë, parandalimin e atakut të zemrës dhe sëmundjeve koronare. Shumë e përdorin për të parandaluar problemet me zhvillimin e qelizave të dëmshme të mushkërive, të prostatës, të gjirit e të stomakut. Një lëndë përbërëse e hudhrës shërben si lëndë kuruese për sëmundjet e zemrës dhe e mbron atë.

Hudhra ndikon edhe në përmirësimin e parametrave lipidë të gjakut, forcon potencialet antioksidante dhe shkakton ulje të tensionit. Në fjalë të tjera hudhra ndikon në uljen e kolesterolit dhe kurimin e tensionit të lartë. Një studim lidh hudhrën me uljen e rrezikut të lindjes së parakohshme, si pasojë e lëndëve antimikrobiale dhe prebiotike që ajo përmban. Studime të tjera tregojnë se hudhra përmban një lëndë që mbron mëlçinë nga dëmtimet që shkaktohen nga përdorimi i alkoolit.

28a270d196c076fde11ec18ddc42405d

Si ta zgjedhim hudhrën e njomë?

Hudhra e njomë duhet të ketë kërcell të fortë, pa pjesë të zbutura dhe gjethet e saj duhet të kenë ngjyrë jeshile të fortë. Në rast se rreth pjesës së kërcellit është formuar një shtresë e butë, ajo duhet të hiqet gjithmonë.

Si të ruajmë hudhrën e njomë?

Mbështilleni mirë me letër dhe futeni në frigorifer. Kini kujdes gjatë mbështjelljes pasi aroma e saj e fortë do të përhapet kudo.

​ Sëmundjet që shërojnë luleshtrydhet…

​Sëmundjet që shërojnë luleshtrydhet.

Luleshtrydhet janë një ndër frutat më të dëshiruara për shumë njerëz.
Ato janë të pasura me Vitaminë C dhe gjithashtu kanë një përmbajtje të madhe të kaliumit.

Efektet e dobishme të luleshtrydhes janë se ndihmojnë kundër reumatizmit dhe kundër tensionit të lartë.

Kohëve të fundit, studimet e shumta kanë ardhur në përfundim se luleshtrydhet ndihmojnë edhe kundër kolesterolit.

Hulumtimi i fundit i kryer nga mjekët italianë dhe spanjollë, ka përfshirë rreth 23 persona, të cilëve u është kërkuar që të konsumojnë rreth 500 gram luleshtrydhe çdo ditë për një muaj.
Pas një muaji analizat e gjakut të kryera te këta pacientë kanë treguar ndryshimin që luan ky fryt në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare.
Menjëherë pas konsumimit të luleshtrydheve niveli i kolesterolit në gjak kishte rënë për 8.78 për qind.