Archives

Perimja e purpurt me vlerat e saj fantastike për organizmin…

20160311145355762786Është një nga perimet më interesante. Ngjyra e purpurt e ndezur të bën të mendosh se po flasim për një frut pasioni. Por, pasi të keni lexuar për të gjithë të mirat dhe vlerat e tij, me siguri që do t’ju lindë dhe pasioni dhe për këtë super perim.

Panxhari i kuq është një nga perimet më të mira të botës dhe kultivohet gjerësisht në tokat më pjellore të cdo vendi. Vërtet është i vogël, por bën një punë shumë të madhe në trajtimin e anemisë, tretjes, konstipacionit, problemeve me veshkat, lëkurën dhe sëmundjet e zemrës. Por prisni, nuk kemi mbaruar. Panxhari gjithashtu ju ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, parandalon formimin e perdeve të syrit dhe problemet e frymëmarrjes. Të gjitha këto i adresohen përbërjes së pasur të panxharit me vitamina dhe minerale.

 Vlerat e panxharit.

1 (1)Panxhari i kuq ka shumë vlera shëndetësore, duke qenë se është i pasur me vitamina, minerale dhe përbërës organikë si karotenoidi, vitamina C, magnezi, hekuri, bakri dhe fosfori, duke qenë në të njëtën kohë dhe një burim i shkëlqyer me flavanoide. Ata kanë shumë pak kalori, nuk përmbajnë kolesterol, por kanë dhe përmbajtjen më të lartë të sheqerit nga të gjitha perimet.

I mirë për zemrën. Fibrat që ndodhen tek panxhari i kuq ndihmojnë për të ulur nivelin e triglicerideve dhe kolesterolit, duke ngritur nivelin e kolesterolit të mirë. Trigliceridet në nivel të lartë rrisin shumë mundësinë për të pasur një atak kardiak, ndërkohë që konsumi i panxharit e ul këtë nivel, falë përbërësve të tij.

Redukton defektet në lindje. Panxhari është një produkt i shkëlqyer për gratë shtatëzëna, duke qenë se është një burim i mirë për vitaminë B folat, që ndihmon në zhvillimin e shtyllës kurrizore tek bebet. Mungesa e folatit sjell një sërë defektesh tek të porsalindurit.

imagesParandalon zhvillimin e qelizave të dëmshme. Studimet kanë treguar se panxhari është i mirë në parandalimin e qelizave të dëmshme të lëkurës, mushkërive dhe sistemit tretës, duke qenë se përmban pigmentin betacianinë, i cili pengon zhvillimin e tyre.

Parandalon perdet e syve. Prezenca e beta-karotenit, që është një formë e vitaminës A, ndihmon në parandalimin e kataraktit, ose perdes së syrit, dhe problemeve të tjera të dobësimit të shikimit, që vijnë si pasojë e moshës. Vitamina A konsiderohet një antioksidant shumë i fuqishëm që përfshihet në shumë aktivitete të rëndësishme të trupit të njeriut.

Afrodiziak. Vërtet thamë që ngjan me një frut pasioni, por e vërteta është që panxhari mund të jetë një afrodiziak i vërtetë. Panxhari rrit dëshirën dhe fertilitetin duke bërë që të jeni të shëndetshëm dhe me shumë energji.

7387d028e574486186e5702ed5834b1dKujdes! Panxhari përmban një element të njohur si oksalat. Konsumimi me tepricë i panxharit kristalizon lëngjet e trupit. Njerëzit që kanë probleme me veshkat ose me fshikëzën e urinës, nuk duhet të konsumojnë panxhar, sepse mund të përkeqësojnë gjendjen e gurëve në veshka.

Përdorimi në lashtësi. Në lashtësi panxhari përdorej për të kuruar temperaturën dhe konstipacionin. Në Mesjetë, ai përdorej për të shëruar problemet e tretjes, ndërkohë që gjethet e panxharit përdoreshin për të shëruar plagët.

Shijojeni!!!

Përfitimet shëndetësore nga gjethet e dafinës…

20Gjethet e dafinës janë krejt ndryshe nga çdo erëz ose barishte e thatë që mund të kemi në kuzhinë. Në çdo gatim, të gjitha erëzat dhe barishtet e tjera përdoren dhe konsumohen deri në fund, ndërkohë që gjethet e dafinës duhen hequr nga ushqimi përpara servirjes. Gjethet e dafinës janë të pasura me përbërës bimorë, vitamina dhe minerale plot vlera. Grekët dhe romakët e lashtë kanë qenë aq të apasionuar pas dafinës sa besonin se kjo gjethe ishte simbol i zgjuarsisë, paqes dhe mbrojtjes.

Më poshtë do të lexoni vlerat e pasura të dafinës.

 Trajtimet e diabetit: Gjethet e dafinës janë efikase në trajtimin e diabetit të llojit 2. Ato ulin nivelet e glukozës në gjak, kolesterolit dhe trigliceridet. Për të përfituar rezultatet maksimale, gjethet duhen shkërmoqur, pluhuri i tyre të përfshihet në ushqim dhe të konsumohet për 30 ditë. KoKONICA MINOLTA DIGITAL CAMERAnsumimi i dafinës pluhur do të ulë nivelet e sheqerit në gjak dhe do të rregullojë funksionet e zemrës.

Antioksidantët tek gjethja e dafinës e ndihmojnë trupin të përpunojë insulinën në mënyrë më efikase. Kjo veti e bën dafinën një zgjedhje të mirë për njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe ata, organizmi i të cilëve ka rezistencë të lartë ndaj insulinës.

Ndihmon tretjen: Gjethet e dafinës ndihmojnë tretjen dhe shmangin çrregullimet në këtë sistem. Nëse pini çaj dafine mund të luftoni aciditetin e lartë në stomak dhe të zgjidhni problemin e lëvizjeve të çrregullta të zorrëve. Gjethet e dafinës përmbajnë enzima që mundësojnë shpërbërjen e proteinave dhe rrjedhimisht ato janë një zgjedhje e shkëlqyer për dietat jo-vegjetariane. Merrni 5 gramë me gjethe dafine, shtoni xhenxhefil dhe ziejini së bashku në 200 ml ujë deri sa të mbetet ¼ e ujit. Shtoni mjaltë dhe pijeni lëngun dy herë në ditë.


Sistemi kardiovaskular:
Fitoushqyesit tek gjethet e dafinës janë të fuqishëm. Ato janë një mburojë e mirë kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Këto gjethe përmdafina_1487953164-5752993bajnë substanca të vlefshme siç janë rutina, salicylates, acidi kafeik dhe fitoushques që forcojnë shëndetin e zemrës dhe përmirësojnë funksionet e saj. Ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe ankthi duhet të ziejnë tre gramë me gjethe dafine dhe 3-4 gramë me lule të trëndafilit të egër në 300 ml ujë. Lëngu duhet të ziejë deri sa të mbetet 75 ml e ujit. Kullojeni dhe pijeni.

Infeksionet dhe të ftohtit: Gjethet e dafinës janë efikase kundër infeksioneve dhe simptomave të të ftohtit dhe gripit. Në rastet kur vuani nga probleme me frymëmarrjen, zieni 2-3 gjethe dafine në ujë. Lëreni të ftohet për 10 minuta. Zhysni një napë në lëng dhe më pas vendoseni në kraharor për ta çliruar nga bllokimet e shkaktuara nga i ftohti, kolla dhe virozat. Çaji i gjetheve të dafinës është efikas kundër temperaturës. Nëse vuani nga tështimat e përsëritura zieni disa gjethe dafine në 200 ml ujë deri sa të mbetet ¼ e tij. Kullojeni dhe pijeni lëngun.

lorbeerteeNë ndihmë të gjumit: Nëse konsumoni gjethe dafine nëpërmjet çajit, përpara fjetjes do të keni një gjumë të mirë dhe të qetë. Ky çaj bën mrekullira. Problemet me veshkat: Gjethet e dafinës ndihmojnë kundër infeksioneve dhe gurëve në veshka. Zieni 5 gramë me gjethe dafine në 200 ml ujë deri sa të mbetet 50 ml e tij. Kullojeni dhe lëngun pijeni dy herë në ditë. Ky lëng do të parandalojë formimin e gurëve.

Lëkura: Gjethet e dafinës largojnë stresin nga lëkura dhe parandalojnë shfaqjen e njollave dhe rrudhave. Hidhni 5 gjethe të thata të dafinës në dy gota ujë. Ziejeni lëngun për 2 minuta në një çajnik të mbyllur. Hidheni lëngun e zier dhe mbajeni fytyrën sipër enës duke mbuluar kokën me një peshqir. Avulli do t’i vijë lëkurës suaj në ndihmë.

Manaferra e detit, bima me vetitë mahnitëse për shëndetin e njeriut…

Frutat e egra janë konsideruar gjithnjë si një nga dhuratat më të çmuara të natyrës për njeriun. Manaferra e detit është padyshim një prej tyre. Ajo gjendet me shumicë në brigjet e Mesdheut ku kripa e detit pengon bimët e tjera më të mëdha që synojnë ta pushtojnë. Kjo bimë e toleron kripën e ajrit dhe tokës, por kërkon shumë dritë dielli për t’u rritur dhe nuk e duron dot hijen e pemëve të tjera më të mëdha. Manaferra e detit është një super frut që përmban të gjitha acidet yndyrore Omega 3, 6, 9, madje edhe atë të rrallën Omega 7. Për më tepër ajo përmban një sërë antioksidantësh dhe përbërësish fantastikë. Është përdorur për të trajtuar sëmundjet e lëkurës që shoqërohen me njolla dhe kruajtje, për t’i dhënë shkëlqim lëkurës, forcuar imunitetin, ngadalësuar plakjen, ulur kolesterolin etj. Megjithatë ajo ka edhe një sërë vlerash të tjerash që e bëjnë atë një burim superior vitaminash dhe mineralesh. Bima e manaferrës së detit ka degë të dendura dhe me gjemba. Mbledhja e frutave është e vështirë për shkak të gjembave që rrethojnë secilën degë. Mënyra më e përhapur mesdhetare e mbledhjes së frutave është prerja e gjithë degës, ndonëse kjo e shkatërron gjithë shkurren dhe ul aftësinë e saj për të prodhuar më shumë fruta. Pas këputjes, dega futet në frigorifer dhe ftohja lejon që kokrrat të shkëputen lehtësisht prej saj. 
Përdorimet e manaferrës së detit:

1.Ul tensionin e gjakut.

 Në mjekësinë popullore gjethet dhe lulet e shkurres janë përdorur për të kuruar artritin, ulçerën, irritimet dhe njollat e lëkurës. Çajrat e gjetheve të manaferrës përmbajnë vitamina dhe minerale, antioksidantë, amino acide dhe acide yndyrore. Çaji përdoret veçanërisht për të ulur tensionin e gjakut, parandaluar dhe kuruar sëmundjet e enëve të gjakut dhe rritur imunitetin. Disa (3-4) kokrra të verdha të shtypura për një kupë çaj është masa e duhur, ndërsa 3 herë në ditë është sasia e duhur.

2.Vlerat kardiovaskulare.

Manaferra e detit është një burim alternativ i vitaminës C, A dhe E, por edhe të beta karotenit, mineraleve, amino acideve dhe acideve yndyrore. Një studim ka treguar që vaji i farave të manaferrës së detit është efikas për rënien në peshë. Studiuesit kinezë sugjerojnë që ekstraktet e vajit të manaferrës së detit ulin kolesterolin dhe përmirësojnë funksionet e zemrës tek pacientët që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

3.Qetëson lëkurën dhe përmirëson shikimin.

 Kokrrat e manaferrës së detit përdoren për të parandaluar infeksionet e lëkurës, përmirësuar shikimin dhe ngadalësuar proçesin e plakjes. Çaji përdoret kundër djegieve nga dielli, irritimeve të lëkurës dhe përshpejton shërimin e saj 

4.Përdorimet shtesë. 

Vaji i kokrrës se manaferrës ose farës së saj përdoret kundër azmës dhe kolesterolit të lartë. Gjithashtu shërben për të ruajtur zhdërvjelltësinë mendore që goditet nga plakja, si dhe për të ulur efektet anësore të kancerit dhe trajtimeve kundër tij. 

5.Vlerat e manaferrës? 

Eliminon skuqjet e lëkurës; shëron infeksionet; përmirëson shikimin; përmirëson shëndetin e zorrëve; përmirëson funksionimin e sistemit nervor dhe të trurit; godet inflamacionet në trup, përmirëson përqendrimin, trajton simptomat e astmës; zvogëlon njollat e lëkurës që shkaktohen nga simptoma si shytat apo fruthi, ul urinë si pasojë e përmbajtjes së Omega 7; përmirëson paraqitjen e lëkurës dhe flokëve për shkak të Omega7, 3, 6 dhe 9. Së fundmi, por jo nga rëndësia, ajo ngadalëson proçesin e plakjes dhe mbështet organet e brendshme

“Bima e pavdekshmërisë” që e keni në shtëpitë tuaja. Ja të mirat që i sjell shëndetit…

Nëse keni një bimë aloe vera do të përfitoni shumë, kryesisht për shkak të vetive të saj medicinale.
Ajo çfarë duhet të bëni është të prisni bimën në copa për të përfituar prej saj xhelin efektiv. Gjithashtu lëngu i aloe verës mund të gjendet në shumicën e dyqaneve ku shiten ushqime të shëndetshme, por xheli i nxjerrë nga bima mund të jetë më i sigurt dhe për të mos përmendur se është variant më i lirë.

 Ja përfitimet që mund të merrni nga ky xhel.

  • Shëron djegiet
  • Shëron plagët
  • Zbut aknet dhe ekzemat
  • Zbut skuqjen dhe problemet e tjera të lëkurës
  • Mund të përdoret si ilaç anti-kruarje
  • Redukton rrudhat
  • Ju ndihmon për të pasur flokë të shëndetshëm (madje mund të parandalojë humbjen e flokëve)
  • Hidraton lëkurën
  • Mund të përdoret si një xhel rroje

Ata qe mendojn se depilimi eshte gje e mire , nuk kan lexuar kete …

Pse na duhen qimet e trupit ?

 

  • MBROJTJAQimet janë një nga pjesët e rëndësishme të sistemit të trupit tonë. Ato na shërbejnë për të parandaluar grimcat të huaja si pluhuri për të hyrë në trup. Qimet rreth syve p.sh. nuk lejojnë pluhurat të futen, po ashtu dhe qimet e hundës dhe veshit. Te vetullat kontrollojnë sasinë e dritës që hyjn në sy.
  • Ngrohtësi
    Një tjetër funksion i qimeve është që japin ngrohtësi. Gjatë ditëve të ftohta shumë herë ne duhet të kemi vënë re se qimet në trupin tonë të bëhen të drejta, dhe kjo është për të krijuar izolim shtesë dhe rritje të temperaturës së trupit tonë pak më të lartë se me mjedisin rrethues. Ajo gjithashtu mban ajrin përreth trupit tonë për të reduktuar humbjen e nxehtësisë nga trupi.

     

  • Fërkimi
    Qimet gjithashtu reduktojnë fërkimet për të parandaluar iritim në trupin tonë, kur lëkura bie në kontakt me lëkurën e pjesës tjetër të trupit, për shembull, ne kemi qime nën sjetull për të zvogëluar fërkimin e lëkurës.
  • PREKJA
    Qimet e ndihmojnë lëkurën për të marrë sinjalet që vijnë nga mjedisi. Kjo është arsyeja pse ne kemi qime në të gjitha pjesët e trupit përveç në shputën e këmbëve dhe pëllëmbët e duarve tona.
  • KOMUNIKIMI – nuhatje
    Qimet luajnë role kaq shumë të rëndësishme në komunikimin përmes nuhatjes(era e trupit)trupi jonë lëshon një erë që prodhohet nga një feromon kimik që i jep erë ose aromë unike çdo individi. Pra, qimet ndihmojnë për të mbajtur këtë erë unike të trupit tonë ,e cila do të ndihmojë të tjerët për të dalluar secilin. Miliona lekë janë shpenzuar nga prodhuesit e parfumeve, sapuneve të ndryshme, për të bërë erën e trupit tonë më tërheqëse për të tjerët.

Si të shëroni ulcerat afroze?…

​“Plagët e trëndafilit” janë problem i zakonshëm oral. Ndryshe të njohura edhe si ulcerat aftoze, ato shkaktojnë edhe dhimbje.

Shfaqen kudo brenda gojës, por zakonisht në buzë, faqe dhe poshtë gjuhës. Atyre iu duhen pak ditë para se të arrijnë majën sa i përket aspektit të dhimbjes dhe acarimit. Me fjalë të tjera, ju nuk filloni ta ndjeni dhimbjen menjëherë, por pas një kohe të shkurtër .

Por, ekziston një truk i thjesht që mund ta përdorni për ta hequr qafe këtë dukuri. Më e mira e kësaj është se nuk keni nevojë për ilaçe! 

Thjesht përzieni një lugë gjelle kripë në një gotë me ujë, pastrojeni gojën me të dhe mbajeni ashtu për disa minuta para se ta nxirrni jashtë

Gjëja tjetër që duhet ta bëni është të ngrohni pak ujë, preferohet para se të shkoni të flini, shtrydhni në të një limon dhe pini atë.

Do të mahniteni të nesërmen në mëngjes kur e shihni se më nuk i keni këto ulcera!