Archives

Rrushi, ilaçi më i mirë për tumoret dhe zemrën…

Rrushi është ushqimi më ideal. Ai mbron nga keqtretja e stomakut, t2emperatura, sëmundjet e mëlçisë, hemorroidet, osteomieliti, gangrena, kanceri, si dhe nga mjaft sëmundje të tjera” – d
o të shprehej kështu mjeku i famshëm nga Nju Yorku, dr. A Liebstein, në vitin 1927. I cilësuar si mbreti i frutave për shkak të vetive kuruese që ka, studimet tregojnë se rrushi dhe varietetet e tij (i kuq, i bardhë dhe i zi) mund të të mbrojë nga sëmundjeve të zemrës. Ndërsa lëvorja e rrushit është e pasur me kvercetinë, substancën e cila e rregullon nivelin e kolesterolit në gjak dhe e zvogëlon rrezikun për të pësuar sulm kardiake, po ashtu rrushi është i pasur me polifenole dhe tanimë, që parandalojnë shfaqjen e tumoreve të ndryshme. Disa mjekë kanadez kanë arritur në rezultatin se rrushi është një armik i viruseve.

Gjithashtu rrushi ndikon në zhdukjen e kariesit të dhëmbëve. Rrushi i zi mendohet se ndihmon shumë oranizmin për tu pastruar nga helmet. Por rrushi asnjëherë nuk u këshillohet atyre që dëshirojnë të humbin në peshë, ai ndihmon personat që vuajnë nga kapsllëku.

Rrushi i bardhë dhe i zi janë të pasur me vitaminat nga grupi B, si dhe vitaminat A dhe C. Për shkak të sasive të mëdha të acidit kafeik, i cili është përbërës i substancës polifenolë (e cila është substancë dezintoksikuese), rrushi ndihmon edhe në mbrojtjen e organizmit nga kanceri. Prova të shumta të kryera në SHBA te persona të moshës së tretë, treguan se stafidhet dhe rrushi lidhen ngushtë me uljen e përqindjes së vdekjeve nga sëmundjet kanceroze.

DIETA ME RRUSH

Ky ushqi3m ka vlerë të madh nutritive dhe distike, ndërsa vepron si tonik natyral i organizmit. Rrushi përmban mesatarisht 20 për qind të sheqerit dhe ka vlera ta madha energjike,
përveç kësaj është i pasur me vitamine C, e cila është burim i kaliumit. Vlera me e rëndësishme e rrushit është në bioflavonoide, kompozimet të cilat janë antioksidantë të vlefshëm dhe mbrojnë qelizat nga ndikimet e dëmshme të radikaleve të lira. Dieta njëditore me rrush ka efekt diuretik, nxit tretjen normale dhe pastron zorrët, shërben si tonik për organizmin. Dieta është shumë e thjeshtë, mjafton të blini dy kile rrush dhe t’i hani gjatë ditës pa kufizim, kur do që dëshironi.

Të njohura si diuretikë dhe detoksifikues shumë të mirë, farat e rrushit luftojnë edhe plakjen.

Omega 6 dhe 9

 Farat e rrushit aktivizojnë edhe mikro-qarkullimin e lëkurës, gjë e cila ndihmon në mos plakjen e shpejtë të saj. Farat përmbajnë gjithashtu omega 6 dhe omega 9, e cila sjell rigjenerimin e qelizave dhe favorizon hidratimin e epidermës. Ndërsa vaji i farave të rrushit përdoret për masazh edhe tek flokët e thatë

Farat e rrushit 

4

Numri më i madh i përbërësve të dobishëm fshihet në farat e rrushit të zi, prandaj mendohet të jetë i shkëlqyeshëm në pastrimin e organizmit nga helmet.

 

Lëkura e rrushit

Shumë prej vlerave të dobishme të rrushit i detyrohen polifenoleve të pranishme në lëkurë, mes tyre edhe taninet. Këto të fundit që gjenden me shumicë në lëkurë, janë antioksidantë të fuqishëm dhe ulin rrezikun e madh të dëmtimit të enëve të gjakut nga radikalet e lira.

Sheqernat

Rrushi është i pasur me sheqerna në të cilat mëlçia mbështetet me të madhe, dhe i depoziton për t’i përdorur kur t’i nevojitet organizmit, mirëpo diabetikët duhet ta përdorin në mënyrë të kontrolluar.

Rrushi i zi 

Rrushi, në veçanti i ziu, është një prej frutave më të shëndetshme dh1e më të kompletuara. Falë përmbajtjes së lartë të ujit, kripërave minerale, fibrave dhe përmbajtjes së pakët të yndyrave e proteinave, tuli i kokrrave të rrushit rimineralizon organizmin dhe frenon urinë nervore, duke kryer edhe një funksion pastrues, duke lehtësuar procesin e eliminimit të toksinave metabolike të grumbulluara nga një jetë jo e shëndetshme (duhan, alkool, etj.)

Farat e rrushit, luftojnë plakjen

Ato janë antioksiduese dhe mbrojnë lëkurën dhe flokët. Vaji i farave të rrushit njihet tashmë në kuzhinë për vetitë e mira kundër kolesterolit. Ajo që jo të gjithë e dinë është se ajo na ndihmon edhe për të qenë të bukura përgjithmonë. Përbërja pa yndyrë i përshtatet çdo lloj lëkure dhe thithet shpejtë nga epiderma. Kjo përbërje përdoret për masazhet e trupit apo të flokëve, por mund të shërbejë edhe si bazë për produktet estetike. Por çfarë kanë vallë kaq të veçantë farat e rrushit? Ato përmbajnë polifenol, molekula plot me vitaminë E të cilat janë të pasura me antioksidues natyral, gjë e cila ndikon në mos plakjen e lëkurës.5

Advertisements